Kryetarët e parlamenteve të vendeve të BE-së mbështesin Marrëveshjen e Prespës

Kryetarët e parlamenteve të vendeve të BE-së mbështesin Marrëveshjen e Prespës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut  Talat Xhaferi në Vjenë, Austri merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian, në të cilën përveç kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, janë të ftuar edhe kryetarë të parlamenteve të vendeve kandidate për anëtarësim në BE dhe në vende që marrin pjesë si mbikëqyrës.

Konferencën dyditore, që u mbajt dje,  e kryesuan Volfgang Sobotka, Kryetar i Këshillit Nacional Austriak dhe Ingo Ape, kryetar i Këshillit Federal Austriak. Siç njoftoi pres-shërbimi i Kuvendit, sipas rendit ditor, konferenca është e ndarë në dy sesione edhe atë Bashkimi Evropian dhe fqinjët e saj dhe Bashkimi Evropian në vigjilje të zgjedhjeve evropiane në vitin 2019 – zhvillimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve nacionale dhe institucioneve evropiane. Kryetarët e përshëndetën përzemërsisht hyrjen në fuqi të Marrëveshje së Prespës, duke e vlerësuar si hap historik i cili paraqet shembull për pajtim në tërë rajonin. Ata e përshëndetën Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Greqisë për këtë arritje të rëndësishme. Duke e pasur parasysh se kursi proevropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor më së miri mbahet me avancim të dukshëm në procesin e aderimit, kryetarët e parlamenteve edhe njëherë e konfirmuan perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimet për zgjerimin e Bashkimit Evropian, si investim në paqen, demokracinë dhe sigurinë. Në sesionin e dytë, kryetarët apeluan të qytetarët e Evropës për një pjesëmarrje aktive në formimin e ardhmërisë së Evropës nëpërmjet shfrytëzimit të drejtës së vet për votim në zgjedhjet e ardhshme evropiane më 23-24 maj 2019. Përforcimi i marrëdhënies ndërmjet parlamenteve nacionale dhe institucioneve të BE-së është i rëndësishëm për afrimin e BE-së te qytetarët e saj, për rritjen e besimit dhe krijimin e një transparence më të madhe. Xhaferi, siç citohet në njoftim, realizoi edhe takim bilateral me nënkryetaren e Asamblesë Nacionale të Republikës së Francës, Biro Bonard dhe kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane në Senatin e Francës, Bize.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.