Pendarovski: Nuk ka shtet evropian i cili e ka ulur trendin e shpërnguljes së të rinjve

Pendarovski: Nuk ka shtet evropian i cili e ka ulur trendin e shpërnguljes së të rinjve

 Të rinjve në shtetin tonë duhet të jepet mundësi  dhe perspektivë, ndërsa përpjekjet tona për hyrje më të shpejtë në strukturat euroatlantike dhe hapat  që deri më tani janë marrë, janë drejti i vërtetë në të cilin do të vazhdojmë të lëvizim, tha kandidati presidencial Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me të rinjtë e Koçanit.

“Hapja e fondeve inkuadruese evropiane, mundësi për mobilitet më të madh në arsim, punë praktikë dhe arsimim të mëtejshëm në vendet evropiane janë vetëm një pjesë e perspektivave për të rinjtë. Pres ata të japin mbështetje maksimale opsionit të tillë, sepse gjithçka tjetër do të ishte e rrezikshme dhe në këtë që tani e kemi arritur. Për personat e rinj të cilët janë në fillimin  e karrierës së tyre jashtëzakonisht është me rëndësi është të jenë pjesë e këtyre proceseve dhe përfundimisht, pas tranzicionit tridekadësh,   edhe ata të bëhen pjesë e një tregu më të gjerë evropian të punës dhe diturisë, një një rreth të gjerë kulturor në të cilin edhe vetë do të mund të realizohen. Dëshirojmë fillimisht t’u jepet mundësi këtu, por edhe përmes shkëmbimit të informacioneve dhe përvojave me moshatarët e tyre të shteteve evropiane të përparojnë shumë shpejt”, theksoi Pendarovski.

Pendarovski shtoi se është i vetëdijshëm se shpërngulja e të rinjve është theksuar në dhjetë vitet e fundit, veçanërisht në rajonin lindor të shtetit.

Please publish modules in offcanvas position.