Ndëroj jetë Alajdin Demiri, ish kryetar i komunës së Tetovës

Ndëroj jetë Alajdin Demiri, ish kryetar i komunës së Tetovës

 Ish kryetari i komunës së Tetovës Alajdin Demiri ndëroj jetë mbrëmë në moshën 65 vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtë. Ai e kryente funksionin kryetar i komunës së Tetovës në periudhën prej vitit 1997 deri vitin 1998.

Demiri u lind më 19 dhjetor të vitit 1954 në Tetovë. Ka studiuar sociologji në Sarajevë prej vitit 1973 deri vitin 1977. Ka punuar si gazetar në redaksinë e gjuhës shqipe në Radio Televizionin e Maqedonisë, ka qenë profesor në shkollën e mesme, si dhe i punësuar në bibliotekën e qytetit.

Ish kryetari i komunës së Tetovës u dënua me dy vjet burg në vitin 1998 së bashku me kryetrain e komunës së Gostivarit për shkak të vendosjes së famurit kombëtar shqiptar para ndërtesës së Komunës. U lirua me amnisti. Më vonë ishte ambasador i Maqedonisë në Zvicër. Prej vitit 2001 ka punuar në Universitetin e Evropës Juglindore , ku si drejtor i Bibliotekës “Maks van der Shtul” u pensionua në vitin 2019, ndërsa nga viti 1995 përfshihet në politikë, në Partinë për Prosperitet Demokratik. Më vonë, në vitin 1997, si kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare, bëhet kryetar i komunës së Tetovës.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.