Grabitës të armatosur vjedhin një bankë në Çair

Grabitës të armatosur vjedhin një bankë në Çair

Persona të armatosur kanë kryer grabitje në “NLB Banka” në rrugën “Ferid Bajrami” në Çair të Shkupit, ku janë vjedhur tani për tani një shumë e panjohur e parave.

Në MPB ngjarja është raportuar në orën 10:30 minuta dhe siç sqarojnë gjatë grabitjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por nuk ka të lënduar.

Nga ana e grabitësve fizikisht është lënduar E.E. 26 vjeç i punësuar në sigurimin e bankës.

Nëpunësit policorë menjëherë pas denoncimit të grabitjes kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimi për zbardhjen e rastit.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.