Pendarovski: Vota për mua është mbështetje për politikat për unitet, paqe, stabilitet dhe zhvillim të sigurtë ekonomik

Pendarovski: Vota për mua është mbështetje për politikat për unitet, paqe, stabilitet dhe zhvillim të sigurtë ekonomik

Të dielën do të jeni para zgjedhjes së qartë dhe të padyshimtë. Nga njëra anë mund të votoni për Siljanovskën dhe me këtë votoni në të vërtetë Gruevskin dhe Mickoskin.

Me atë votë ju votoni për kthim prapa, për ndarje të reja, bllokada dhe izolim. Ose, megjithatë të votoni për mua dhe t’i përkrahni politikat e unitetit, të paqes, të stabilitetit dhe zhvillimit të sigurtë ekonomik. Kjo zgjedhje është shumë e rëndësishme. Unë jam i bindur se të gjithë ju me përgjegjësi do të votoni. Unë thellësisht besoj në ju dhe e di se do të bëni zgjedhje të duhur, porositi kandidati për kryetar i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski, në pres konferencën e sotme.

Sipas Pendarovskit, fushata zhvillohej në kuadër të, siç tha, ambientit demokratik.

“Mund të them se jam shumë i kënaqur se ne, tre kandidatët, lëvizim në kuadër të kodeksit për zgjedhje të lira dhe demokratike që e nënshkruam në fillim. Mendoj se mund të marrë notë kaluese dhe shpresoj se në rrethin e parë të zgjedhjeve, ne të tre kandidatët kontribuam për ngritjen e kulturës politike dhe kulturës së komunikimit midis kandidatëve zyrtarë për këtë funksion të lartë”, tha Pendarovski nga shtabi i tij zgjedhor 10 orë para fillimit të heshtjes.

I pyetur se a bën dallim midis Siljanovkës dhe Ivanovit, për shkak se edhe ai u prononcua si kandidat jopartiak, a më pas mbaroi si lajkatar partiak, Pendarovski tha se për përgjigjen e kësaj pyetje “duhet të kthehemi shumë prapa, prej Ivanovi ishte kandidat për mandatin e parë në vitin 2009”.

“Edhe unë edhe të gjithë që e ndjekim gjatë këtë skenë politike e kemi ditur se ai ka publikuar, shkruar, kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe kundër këtij modeli të Maqedonisë që është nga viti 2001 e këtej, kundër këtij sistemi politik dhe ndryshimet kushtetuese nga ai vit. Në atë kohë, Ivanov tentonte të shtirej si një njeri i cili ka folur një si ekspert, e tjetër ka vepruar dhe bërë si politikan, ndërsa situatë të njëjtë kemi tani edhe me Siljanovskën, e cila thotë se si shkencëtar, si profesor ka qenë kundër marrëveshjes së Ohrit, ka qenë kundër Ligjit për decentralizim si eksperte ka qenë kundër ligjit për gjuhët dhe kundër Marrëveshjes së Prespës, e kryesisht si politikan ose si  kryetare nesër a pasnesër, nëse e fiton besimin do të jetë për të gjitha ato punë. Unë mendoj se ne nuk mund të ndahemi në atë mënyrë, private, në shtëpi të jemi një, ndërsa në skenën publike tjetër. Për atë mendoj se qytetarët nuk do ta bëjnë atë gabim, të votojnë për njeriun duke menduar se ai nuk do t’i paraqes qëndrimet të cilat përndryshe i ka paraqitur me vite e vite këtej. Ne jemi personalitete të formuar dhe secili prej nesh është tashmë shumë vite në skenën publike, si politikanë apo si ekspert, se qytetarët shumë mirë e dinë kush ka të a.q. fjalim të dyfishtë. Një për shikuesit, votuesit, me qëllim që t’i fitoj zgjedhjet, ndërsa tjetri në thelb që t’i kënaq mentorët e tij politik, të cilët kanë interesa konkrete politike, amnisti të krimit”, tha Pendarovski.

Rreth pyetjes për hyrje në privatësinë dhe vjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve, për të cilat këto ditë akuzon opozita, me publikimin e aplikacionit që kryesisht e ka përdorur shtabi i LSDM-së, Pendarovski u përgjigj se bëhet fjalë për mjet bashkëkohor që përdoret në fushata veçanërisht në pjesën perëndimore të Evropës, dhe në shtetet e Skandinavisë, që në përgjithësi nuk do të thotë hyrje në intimitetin e qytetarëve ose mbledhjen e të dhënave private.

“Ky lloj i fushatës mbahet nga dera në derë, në vend se të shënohet në fletore, tani shënohet në atë aplikacion. megjithatë ato janë të dhëna në dispozicion publik dhe aspak nuk bëhet fjalë për hyrje në privatësinë e qytetarëve, nuk bëhet fjalë për asnjë lëndim të drejtës kushteuese, thotë ai.

Atë që njerëzit e VMRO-DPMNE-së mendojnë se ajo është ndonjë operacion i madh, siç e thonë ata vesh i madh, atë e thonë për shkak se mizën e kanë nën kapuç. Në vitin 2001 mijëra njerëz kanë përgjuar dhe në kohën e regjimit të Gruevskit mbi 20.000 njerëz kanë përgjuar në mënyrë tradicionale. Mendoj se nuk ka krahasim në këto punë. Ata hyjnë në intimitetin e qytetarëve, ata e shkatërruan privatësinë tonë dhe për atë aq sa di se janë paraqitur disa procedura edhe para gjykatës së Strasburgut nga njerëz të cilët këtu ishin përgjuar, në intimitetin e të cilëve kanë hyrë”, tha Pendarovski. 

Please publish modules in offcanvas position.