Besir Bela dhe Skender Demiri janë dënuar me nga 19 vite burg për vrasjen e Nikolla Sazdovskit

Besir Bela dhe Skender Demiri janë dënuar me nga 19 vite burg për vrasjen e Nikolla Sazdovskit

Me nga 19 vite burg u dënuan Besir Bela dhe Skender Demiri për vrasjen e njëzet vjeçarit Nikolla Sazdovski.

Gjykatësja Daniella Aleksovska-Stojanovska sot gjatë shqiptimit të dënimeve tha se të dy janë fajtorë sepse së bashku me kanë privuar nga jeta Nikolla Sazdovskin.

Njëherit, Besir Bela duhet të paguajë dëm prej 1.200.000 për babain, nënën, vëllaun, motrën, ndërsa për gjyshen e Sazdovskit 600 mijë denarë. Njëjtë duhet t’iu paguajë edhe Skender Demiri.

Prokurori propozoi që paraburgimi t’iu vazhdohet për shkak të rrezikut nga arratia.

Avokati i Besir Belës, Nikollçe Naumov kërkoi që të merren me arrest shtëpiak.

Rasti filloi më 9 nëntor të vitit të kaluar.

Më 7 shkurt të këtij viti ishte bërë rikualifikim i vrasjes së Sazdovskit në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve në stacionin e autobusit në Autokomandë.

Sipas aktakuzës, Bela dhe Demiri së bashku me J.L. (19) i cili është në arrati, më 29 qershor të vitit të kaluar e kanë rrahur Sazdovskin në stacionin e autobusit para fabrikës “Alkoloid” në bulevardin “Aleksandër Makedonski” në Autokomandë.

Nga lëndimet e mara, Sazdovski më 9 korrik të vitit 2018 humbi jetën në Klinikën për Anestezion. Reanimacion dhe Mjekim Intensiv – KARIL në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”.

Dy nga sulmuesit, Besir Bela dhe Skender Demiri, janë në paraburgim në burgun “Shkupi” në Shutkë, ndërsa për të dyshuarin e tretë, i cili është i pakapshëm për organet e përndjekjes, është shpallur urdhërarrest në vend dhe jashtë vendit.

Prokuroria Themelore Publike për vrasjen e të riut Nikolla Sazdovski – Sazdo tre të dyshuarit i ndjek për veprën penale “vrasje në mënyrë mizore”, vepër e cila para rikualifikimit konsiderohej si “dhunë”.

Vendimin e këtillë PTHP, e shpjegoi me atë që gjatë procedurës hetuese ishin siguruar dëshmi verbale dhe materiale, gjegjësisht ishin marrë në pyetje shumë dëshmitarë, ishte marrë protokolli i autopsisë nga Instituti për Mjekësi Ligjore, Kriminalistikë dhe Deontologji Mjekësore i kryer me urdhër të prokurorit publik nga ana e institutit të njëjtë.

Please publish modules in offcanvas position.