Fejsbuk muajin e kaluar ka hequr 212 profile të rreme nga Kosova dhe Maqedonia

Fejsbuk muajin e kaluar ka hequr 212 profile të rreme nga Kosova dhe Maqedonia

 Raporti mujor i Fejsbukut për luftë kundër lajmeve të rreme në prag të zgjedhjeve në BE zbulon se 212 profile janë hequr në mars për shkak të “sjelljes së koordinuar jo autentike”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Nga fillimi i këtij viti, Gugëll, Fejsbuk dhe Tuiter lëshojnë raporte mujore në suaza të Kodit të sjelljes të cilin e nënshkruan me Komisionin Evropian, me qëllim të luftës kundër dezinformatave dhe parandalimit të ndikimeve të jashtme dhe keqdashëse mbi fushatën për zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj.

Raporti për muajin mars, i kapshëm nga sot, zbulon se janë fshirë 212 profile nga Maqedonia dhe Kosova të cilët kanë punuar në mënyrë koordinuese.

Krahas kësaj, ka pasur edhe disa profile të cilët janë prezantuar si organizata politike nga Australia, Britania dhe SHBA-ja dhe kanë publikuar përmbajtje të ndërlidhura me Islamin dhe temave fetare si dhe përmbajtje politike dhe nacionaliste, informon rrjeti social.

Këto urdhra kanë pasur rreth 685 mijë ithtarë të Fejsbukut dhe Instagramit.

Sipas Fejsbukut, sjellje e koordinuar jo autentike do të thotë krijim të rrjetit  me profile dhe faqe të rreme me qëllim që të mashtrohen përdoruesit dhe të manipulohet me debatin publik në qëllim strategjik, sqaron Fejsbuku.

Komisioni Evropian sot i përshëndeti raportet e rregullta të këtyre tri kompanive dhe tentimeve të tyre për më shumë transparencë në prag të zgjedhjeve, por konsideron se nevojiten përpjekje shtesë.

KE-ja tani i pret raportet për prillin dhe shpreson se do të konstatohet progres.

Please publish modules in offcanvas position.