Të premten automjetet e transportit publik do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës

Të premten automjetet e transportit publik do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës

Me rastin e festës së Pashkëve, të premten, 26 prill, automjetet e transportit publik do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, me përjashtim të autobusëve të linjave  11, 11А, 18 А, 32, 47А, 51, 55, 55В, 56, 56А, 64А, 65А, 70, 74, 80А, 81, 118, 160, 180, të cilët do të qarkullojnë sipas itinerarit të pjesshëm.

Të shtunën 27 prill, të dielën 28 prill dhe të hënën më 29 prill, autobusët e të gjitha linjave do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, kumtoi NQP.

Autobusët sipas itinerarit të së dielës do të qarkullojnë edhe të mërkurën më 1 Maj- Ditën ndërkombëtare të punës.

Teleferiku në Vodno do të punojë si zakonisht si në të gjitha ditët e festave nga prej orës 10 deri në orën 18, ndërsa autobusët të cilët qarkullojnë deri në Vodnon e Mesme 25 (Qendra Transportuese-Vodno e Mesme), 25A (Automaqedonia – Vodno e Mesme) dhe 25B (Shtëpia e shtypit-Vodno e Mesme) të hënën, 29 prill, do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës.

Teleferiku të martën, më 30 prill, nuk do të punojë. 

Please publish modules in offcanvas position.