Shekerinska: Zhvendosje kuadrovike menjëherë pas zgjedhjeve

Shekerinska: Zhvendosje kuadrovike menjëherë pas zgjedhjeve

Edhe deklaratat e kryeministrit edhe deklaratat e të gjithë neve treguan se ka dallim. Për momentin kemi Qeveri e cila din t’i dëgjojë qytetarët, e jo t’i dëgjojë përmes telefonit, e cila din t’i pranojë mesazhet, e jo të dënojë për mesazhe të tilla.

Nuk është i rastësishëm fakti se këto zgjedhje që u mbajtën në atmosferë ideale, koincidojnë edhe me raportet e fundit për liritë mediatike të cilat treguan se shteti ynë për diku 25 vende e përmirësoi rejtingun. Kjo do të thotë se Qeveria nuk mund të fshihet as pas reklamave, as pas mediumeve të kontrolluara, por e jep maksimumin e vet dhe duhet të dëgjojë çka do të thonë qytetarët.

Këtë sot e deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për paralajmërimin e kryeministrit Zarv për ndryshime kuadrovike.

“Kryeministri tha se mesazhi është pranuar dhe se pikërisht për atë mesazh ne do të bëjmë zhvendosje kuadrovike menjëherë pas zgjedhjeve, kur edhe ligjërisht kemi të drejtë për ta bërë këtë. Ekipi i parë do të vendoset edhe nga ana e kryeministrit, por nuk mendoj se zhvendosjet kuadrovike do të kufizohen vetëm në përbërjen qeveritare, por në atë që quhet pushtet ekzekutiv dhe në atë që quhet mosrealizim i një pjese nga pritjet e qytetarëve”, ka thënë Shekerinska pas aksionit për mbjelljen e 150 fidanëve në afërsi të kejit të Lumit Vardar, si pjesë e aksionit për luftë kundër ndotjes së ajrit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Fokusin, siç tha, me të vërtetë e kishim në çështje të mëdha shtetërore dhe në to treguam rezultat, që do të thotë se Qeveria tregoi se atje ku saktë e dimë çka duam dhe ku e japim maksimumin, ka rezultate.

“Kjo nuk është ashtu në të gjithë sektorët dhe pikërisht për këtë menjëherë pas zgjedhjeve këto zhvendosje kuadrovike do të tregojnë se kur ekziston liri dhe kur edhe mediumet edhe qytetarët nuk ndjejnë frikë për ta thënë mendimin e tyre, atëherë qeveritë funksionojnë më mirë dhe shteti shkon përpara”.

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli për ndryshimet e paralajmëruara në ministrinë dikasteriale, mendon se ky është vendim i kryeministrit.

“Secili vlerëson si ka punuar, por vendimi është i kryeministrit, gjegjësisht i mandatarit”, tha Makraduli.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov deklaroi se ka qenë i përfshirë në fushatën presidenciale edhe në 20 ditët e para, por edhe më herët. Shtoi se është i pranishëm në mediume pothuajse çdo ditë, pa dallim nëse është fushatë ose jo.

“E ndërlikuar është çështja në kuptim nëse e kam gjetur veten në deklaratë. Secili prej nesh është i obliguar të gjindet në atë deklaratë sepse secili prej nesh është i obliguar të gjindet në atë deklaratë sepse secili prej nesh mban përgjegjësi sepse jemi persona të zgjedhur nga qytetarët e shtetit tonë. Në momentin kur hyni në atë funksion, ju veç më jeni përgjegjës për atë funksion. Kjo nuk është koha në të cilën duhet të konfirmohen përgjegjësitë individuale, kjo është kojë në të cilën ne si udhëheqësi e LSDM-së jemi të fokusuar në zgjedhjen e presidentit sepse thash – mos e dënoni shteti nëse mendoni se LSDM-ja duhet të dënohet”, ka thënë Shilegov.

Ai shfaqi shpresë dhe bindje se zgjedhjet në muajin maj do të jenë korrekte dhe demokratike siç ishin në rrethin e parë.

“Pasi ta zgjedhim presidentin, më pas brenda do të jetë çështja e partisë tonë politike për konfirmimin e përgjegjësisë individuale për bartësit e funksioneve”, ka thënë Shilegov.

Please publish modules in offcanvas position.