Në treg bombola të dyshimta të gazit

Në tregun e vendit  mund të gjenden bombola gazi për amvisëri , madje edhe bombola gazi  teknike që përdoren për saldimin e oksigjenit me cilësi të diskutueshme dhe pa një certifikatë cilësie dhe kontrolli, ndërsa institucionet po zhvendosin kompetencat  e tyre të kontrollit të tregut tek njëri-tjetri.

Ky fakt u shfaq pas ngjarjes tragjike  që ndodhi në fshatin Rramanli të Kumanovës, ku nga një shpërthim i bombolës së gazi humbën jetën katër anëtarë të një familje, tre prej tyre vdiqën në vend dhe një më vonë në spital, ndërsa gjashtë u plagosën dhe katër prej të cilëve janë në gjendje kritike, përfshirë një grua shtatzënë dhe një fëmijë.

Siç informoi për MEDIAL-n komandanti i Brigadës Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simonovski, gjatë vitit të kaluar Brigada kishte më shumë se 60 ndërhyrje në zjarre të shkaktuara nga bombola të gazit.

“Për fat të mirë, në këto zjarre të shkaktuar në vitin 2019 nuk ka viktima, por janë shkaktuar dëme të mëdha materiale,” tha Simonovski, duke shtuar se nuk ka shifra konkrete nëse zjarret janë shkaktuar nga sobat me gaz apo pajisje të ngrohjes me gaz.

Please publish modules in offcanvas position.