Adoleshenca Moshë E "Krizës Së Identitetit" Të Njeriut E Vështirë Për Tu Menaxhuar

Adoleshenca Moshë E "Krizës Së Identitetit" Të Njeriut E Vështirë Për Tu Menaxhuar

Adoleshenca Ëstë Moshë E Paqartësive, Konfuzionit Dhe Dilemave Personale

Adoleshenca është një periudhë transformimi si biologjik, ashtu edhe shpirtëror. Ritmet e këtyre ndryshimeve fillimisht janë shumë të shpejta, por fillojnë të ngadalësohen rreth moshës 18 vjeç. Marrëdhëniet midis prindërve dhe adoleshentëve ndryshojnë në varësi të këtyre ritmeve: Sa më të vrullshme të jenë ritmet e ndryshimit, sa më të vështirë ta ketë adoleshenti përshtatjen me trupin e tij, aq më të paekuilibruara do të jenë këto marrëdhënie.

Kdoleshenca nga psikologët është konsideruar si "moshë e vështirë" e njeriut në rritje. Shumë delikate dhe jashtëzakonisht e vështirë. Problematike për prindërit, për shoqërinë dhe për vetë adoleshentët. Moshë e paqartësive, konfuzionit, dilemave personale. Moshë inter-brezore, me një këmbë nga fëmijëria dhe tjetrën nga rinia. Adoleshenca është moshë kritike, ku hapur shfaqen kontradikta të thella të personalitetit në krizë, në zhvillim, në formim apo edhe në deformim. Është moshë e vështirë për të komunikuar dhe për t'u "marrë vesh". Është mosha e vështirë e dukurive negative, e kundërshtimit, e mendjemadhësisë boshe, e dukjes, e ekzibicionit, e ndjenjave të vrullshme e energjive të tepërta që duhen konsumuar. Në këtë periudhë të rinjtë janë të vrullshëm, të papërmbajtur, të padisiplinuar, agresivë, kokëfortë, egoistë dhe egotikë, me konsume të hallakatura energjish. Është periudha më e vështirë e komunikimit me ta, e marrëveshjes, e konsensualitetit. Është "koha e artë" e moshës, kur atyre iu pëlqen vetja, duken të bukur, dëshirojnë të jenë atraktivë, në qendër të vëmendjes. Janë të zhurmshëm, llafazanë, emocionalë, duan të duken, të bien në sy, të jenë në qendër të vëmendjes, të vlerësuar për gjykimet e tyre. Nuk pranojnë mendimet e të tjerëve, veçanërisht moralizimet e "mërzitshme" të prindërve. "Dinë" gjithçka dhe diskutojnë me "kompetencë për çdo gjë". Kanë krizat e tyre të moshës, dilemat, pavendosmëritë, që lidhen me perspektivën e tyre.

Fjala adoleshent vjen nga latinishtja "adolescere" që do te thotë "rritem" ose "maturohem". Adoleshenca është një moshe delikate, kritike për shkak te ndryshimeve te shumta psikike dhe sidomos fiziologjike që ndodhin tek njeriu. Zhvillimi bëhet me ritme të shpejta, por më shumë ndryshime shfaqen edhe në planin e formimit të personalitetit. Karakteristika kryesore e tij është paqëndrueshmëria e personalitetit. Vlerat e kundërta sociale, morale, synimet, dëshirat e tendencat bashkëjetojnë dhe luftojnë kundër njëra-tjetrës, duke përcaktuar kontradiktat e karakterit.

Marrëdhëniet

Edhe pse ndonjëherë nuk duket kështu, adoleshentët i duan prindërit e tyre. Thellë në vete dëshirojnë me ta të pajtohen dhe të kenë një marrëdhënie në të cilën mund të mbështeten. Megjithatë, disa gjëra që prindërit bëjnë, dinë t'i "çmendin" fëmijët, madje edhe të rrezikojnë raportin e tyre. Mos bëni pyetje të cilat ofrojnë edhe përgjigje: Pyetjet e formuluara në atë mënyrë, që në vete përmbajnë edhe përgjigje, si p.sh. "A nuk mendoni që shoku yt është i keq?" apo "A nuk mendoni që duhet të mësoni më shumë?" dinë t'i "çmendin" fëmijët. Ata, për shkak të kësaj, ndihen sikur as vetë nuk dinë se çfarë të bëjnë, apo sikur nuk e kanë mendimin e tyre.

Krahasimet u dhembin më shumë sesa mendoni: Problemet ndoshta janë të njëjta, por rrethanat të ndryshme: Edhe prindërit dikur kanë qenë adoleshentë, edhe pse kjo është e vështirë ta besoni. Të gjithë adoleshentët kanë të njëjtat probleme, si të dashuruarit, dalja apo presioni në shkollë, dhe prindërit duhet ta kuptojnë që kohët kanë ndryshuar. Në shkolla dhe në fakultete mbretëron konkurrenca më e madhe, ndërsa "Facebook" dhe SMS-të janë forma të reja të komunikimit. Ju ndoshta mendoni se e gjithçka është si në kohën kur keni qenë adoleshentë dhe bisedoni me fëmijët për atë që ka ndryshuar.

Vetëm se i lëvizin sytë nuk do të thotë që s'ju dëgjojnë

Adoleshentët shpesh bëjnë sikur nuk i dëgjojnë prindërit apo se nuk lodhen për atë që janë duke folur, por kjo në fakt nuk është kështu. Mos lejoni që lëvizja e syve të tyre t'ju mashtrojë. Ata e dëgjojnë atë që thoni ju dhe këtë edhe më shumë sesa ju mendoni. Largimi nga shoqëria është e dhimbshme: Shumica e prindërve nuk e kupton se pse për ata është e rëndësishme se çfarë mendojnë shokët dhe shoqet e tyre. Dy hulumtime kanë zbuluar se largimi dhe refuzimi i mendimeve të shoqërisë së tyre kanë efekt sikur lëndimi trupor apo dhimbja e kokës. Në fund, pyesni adoleshentët se çfarë dëshirojnë të dini për ta, besoni se mund t'ju befasojnë. Të jesh prind i një adoleshenti - Adoleshenca përbën një periudhë jetësore të vështirë, por shumë të rëndësishme për formimin e personalitetit të njeriut. Si mund t'u afrohemi adoleshentëve dhe si mund të ndikojmë tek ata? Më parë le të njihemi me veçantitë e kësaj moshe.

Adoleshenca është një periudhë transformimi si biologjik, ashtu edhe shpirtëror. Ritmet e këtyre ndryshimeve fillimisht janë shumë të shpejta, por fillojnë të ngadalësohen rreth moshës 18 vjeçe. Marrëdhëniet midis prindërve dhe adoleshentëve ndryshojnë në varësi të këtyre ritmeve: Sa më të vrullshme të jenë ritmet e ndryshimit, sa më të vështirë ta ketë adoleshenti përshtatjen me trupin e tij, aq më të paekuilibruara do të jenë këto marrëdhënie. Gjatë pubertetit qëndrimet e fëmijëve ndaj prindërve kanë shumë gjasa të ndryshojnë. Fëmijët mendojnë se prindërit e tyre janë të bezdisshëm, pa shpresë dhe jashtë mode. Nga ana tjetër prindërit mendojnë se fëmijët e tyre janë të vrazhdë dhe nuk i respektojnë normat.

Simptomat e adoleshencës

  • Ndryshimet e lehta shpirtërore,
  • Periudha e mbylljes në vetvete,
  • Mungesa e qetësisë shpirtërore,
  • Ndryshimi i oreksit,
  • Ndryshimi i orarit të gjumit.

Në këtë moshë, tek të rinjtë rritet dëshira për të provuar gjëra të reja. Në këtë periudhë, fëmija ka nevojë të vlerësohet dhe të mbështetet.

Përgjegjësitë e familjes

Fëmija, para së gjithash ka nevojë të kuptohet dhe të vlerësohet. Për këtë arsye, prindërit duhet të jenë të vëmendshëm që me fjalët dhe sjelljet e tyre t'ia mundësojnë këtë gjë fëmijës. Përndryshe, fëmija do të kërkojë mjedise të tjera për ta marrë këtë vlerësim. Vazhdimisht me fëmijën duhet të shkëmbehen mendime dhe nuk duhet të mbahet jashtë çështjeve familjare. Duhet të dëgjohet dhe respektohet në mënyrë objektive për probleme dhe tema të caktuara, dhe duhet të gjenden pika të përbashkëta komunikimi. Nuk duhet të qortohen shokët e fëmijës në sy të tij. Prindërit duhet të përpiqen t'i njohin më nga afër këta shokë dhe të mos japin gjykime të parakohshme. Dhe, nëse ka diçka që nuk shkon, kjo gjë duhet të diskutohet me fëmijët. Por, nëse i kritikojmë pa i njohur e humbasim besimin te fëmija dhe krijojmë hendek në marrëdhëniet tona.

Në familje nuk duhet të mungojë dashuria, duhet të tregohet kujdes që atmosfera e shtëpisë të mos jetë e tensionuar, duhet të kalohet me sukses periudha e pubertetit dhe kjo arrihet përmes marrëdhënieve të ngrohta dhe mirëkuptuese midis prindërve dhe adoleshentëve.

Si mund të krijojmë një marrëdhënie sa më të frytshme adoleshent-prind? Është e rëndësishme ta kuptoni fëmijën që ka hyrë në këtë moshë, si dhe të keni lidhje të shëndosha me të. Sa keq që gjërat që jetohen në këtë periudhë, janë të vështira për ju si prindër të adoleshentëve, por dhe për familjen tuaj. Por, ta pranojmë, si për prindërit edhe për fëmijën tani ka ndryshuar diçka. Fëmija juaj, dikur i vogël, tashmë është më i rritur dhe po përballet me ndryshime të mëdha, prandaj, në marrëdhëniet tuaja me fëmijën nuk do t'ju vlejnë më metodat e mëparshme të edukimit. Ai, siç ndryshon nga ana fizike, pëson ndryshime të mëdha edhe nga ana shpirtërore.

Kështu që edhe juve ju ka ardhur koha të ndryshoni disa gjëra.

Prindërit duhet të jenë shembuj - Marrëdhëniet me bashkëshortin ose bashkëshorten ndikojnë tek fëmija në çfarëdolloj moshe qoftë ai. Nëse në familjen tuaj mbizotëron dashuria dhe respekti mes individëve të saj, kjo do ta ndihmojë fëmijën tuaj që në të ardhmen të formojë marrëdhënie të shëndosha me të tjerët. Ta dëgjosh adoleshentin dhe ta lejosh të shpreh vetveten - Nëse nuk e dëgjoni dhe nuk e respektoni adoleshentin, edhe ai nuk do t'ju dëgjojë juve. Ajo që bëjnë më shpesh nënat dhe baballarët është: jo vetëm që nuk e dëgjojnë atë që thotë fëmija, por mundohen të përçojnë tek ai gjërat që ata dinë dhe ta orientojnë me çdo kusht sipas kësaj mënyre.

Një metodë e tillë do t'ju vërë në pozitën e një njeriu që nuk i dëgjohet fjala dhe nuk kuptohet si duhet. Kjo do të bëjë që të ndesheni me kundërshtimin e fëmijës suaj edhe atëherë kur ju keni të drejtë.

T'u jepet vazhdimisht dashuri - Fëmijët, si në moshën 1 vjeç, ashtu edhe në moshën 20 vjeç kanë nevojë për dashuri. Fëmija që beson se nuk i jepet dashuri e mjaftueshme nga nëna dhe babai, vihet në kërkim të saj. Ai fillon ta kërkojë dashurinë dhe respektin në vende të tjera.

Rëndësia e sinqeritetit - Fëmijët në këtë periudhë janë shumë të ndjeshëm ndaj sinqeritetit. Asnjë i ri nuk do t'i hapet dhe nuk do të flasë me dikë që nuk është i sinqertë. Prandaj, kur shprehni mendimet tuaja, duhet t'ia bëni të ditur që jeni të sinqertë dhe që në çdo rast jeni pranë tij. Kjo moshë, me gjithë vështirësitë që ka, është dhe mbetet një nga periudhat më të bukura dhe më krijuese në jetën e një njeriu. E rëndësishme është që t'i mbështesim fëmijët tanë të përshtaten sa më lehtë me ndryshimet që sjell kjo moshë.

Please publish modules in offcanvas position.