Ethet Tek Foshnjët

Ethet Tek Foshnjët

Shumë prindër besojnë që sa më i lartë të jetë numri që shënon termometri, aq më i sëmurë është fëmija, por që nuk është aspak e thënë që kjo të jetë e vërtetë.

Një fëmijë me një temperaturë 39 gradë mund të duket i qetë, duke luajtur me kënaqësi me lodrat e tij, ndërsa një fëmijë me një temperaturë prej 38 gradë mund të jetë i bezdisur, i lodhur dhe ka nevojë për vëmendje konstante.

Fëmija juaj zgjohet me faqet e skuqura (prush), lëkura e tij është e nxehtë. Pa dyshim, termometri konfirmon dyshimet tuaja, lexon 37.7 gradë. Ju mendoni ti jepni një ilaç, ose të merrni telefonin për të telefonuar mjekun?

Jo. Në fakt, fëmija juaj akoma nuk mund të kualifikohet se ka ethe. Jo akoma. Për foshnjat shumë të vogla, një temperaturë e trupit më poshtë se 38 gradë është thjesht një variant i mirë i një temperature 37 tek të rriturit, që mund të vijë nga shumë arsye, një tendosje fizike, nga një banjë e ngrohtë ose kur je shumë i stresuar. Ndonjëherë periudha e ditës mund të ketë ndikim pasi temperatura e trupit është në rritje në pasditen e vonë dhe në rënie në mëngjes herët. Në qoftë se termometri nuk shënon 38 gradë ju mund të konsideroni fëmijën tuaj pa temperaturë.

Ethet bakteriale janë të ndryshme nga ethet virale

Një arsye pse prindërit kanë tendencë për t'u shqetësuar kur zhiva ngjitet është se ata të hutuar dhe nuk dallojnë dot ethet virale me shenjat e etheve të rënda bakteriale. Ethet virale ndodhin kur trupi lufton një sëmundje të shkaktuar nga një virus, të jetë ajo një sëmundje e zorrëve, gripit, apo të ftohtët, shpjegon Carrie Broën, pediatër. Ethet virale kanë tendencë që të bien në krye të tri ditëve. Antibiotikët nuk kanë efekt në viruset dhe nuk duhet të jepen nga mjeku. Ethet bakteriale, nga ana tjetër, ndodhin kur trupi lufton një infeksion bakterial, të tilla si: një infeksion i veshit (që mund të jetë bakterial ose viral), një infeksion i traktit urinar, pneumonia, etj.

Infeksionet bakteriale janë më pak të zakonshme se viruset - dhe më shqetësuese, sepse ato mund të çojnë në sëmundje serioze nëse nuk trajtohen. Antibiotikët janë zakonisht ato që përdoren për ti luftuar. Nëse ethet e fëmijës tuaj zgjasin më shumë se tre ditë, është koha për të shkuar tek një mjek.

Për foshnjat nën 3 muaj, ethet janë çështje urgjente

Së pari, shpjegon Broën (pediatër), shtresa mbrojtëse e qelizave në mes të qarkullimit të gjakut dhe sistemit nervor qendror është shumë e hollë te foshnjat e vogla. Nëse fëmija juaj është nën 3 muajsh, frika juaj ndaj etheve është e justifikuar. Një temperaturë prej 38 gradë ose më e lartë në një foshnje të re është konsideruar një urgjencë mjekësore. Telefononi mjekun e fëmijës suaj menjëherë, dhe sigurohuni që ai ose ajo e kupton se fëmija juaj është më i vogël se 3 muaj. Nëse këshilla mjekësore është e disponueshme, shkoni në dhomën e urgjencës, edhe nëse është mes të natës. Mos i jepni ilaçe për temperaturë (Vetëm nëse mjeku e këshillon) - ju nuk duhet ta bëni këtë sepse mund të maskoni simptomat e sëmundjes para se fëmija juaj të ekzaminohet. Ka dy arsye për urgjencën.

Kjo do të thotë që në infeksionet bakteriale, bakteret mund të shkaktojnë dëme të shpejta. Së dyti, siç shpjegon mjeku i dhomës së urgjencës Tyeese" Gaines, "foshnjat e vogla nuk tregojnë shenja të infeksionit të rëndë si foshnjat më të mëdha." Është e frikshme për ta menduar, por një fëmijë i vogël 0-3 muajsh mund të zhvillojë një infeksion gjaku (sepsis) dhe nuk shfaqin simptomat tipike.

Nëse janë ethet virale, nuk ka nevojë për t'u shqetësuar. Por problemi është se është e pamundur që të bëjnë dallimin në mes të një etheje bakteriale dhe etheje virale me sy të lirë. Për këtë arsye, foshnjat e vogla me ethe mund të kenë nevojë të testeve të gjakut dhe urinës për të përcaktuar nëse ka një infeksion bakterial, si dhe një dhimbje të lehtë kurrizore për të parë nëse është meningjit.

Si ta masim temperaturën

Matja e temperaturës në zorrën e trashë është më e sakta. Ju mund të hezitoni për të matur temperaturën e fëmijës tuaj në këtë mënyrë, por mënyra më e mirë për të marrë një lexim të saktë të temperaturës është me një termometër në zorrën e trashë.

"Vetëm një termometër në zorrën e trashë jep një temperaturë të vërtetë thelbësore", thotë Gaines. "vendosja poshtë sqetullës, termometra që vihen në ballë, termometrat e veshit janë pothuajse jo saktë". Për shkak se disa termometra që vendosen në zona të tjera, dhe jo në mënyrë rektale, mund të tregojnë një temperaturë shumë të lartë, përdorimi i tyre mund të çojë në një stres të panevojshëm dhe një vizitë në urgjencë pa qenë e nevojshme.

Trajto simptomat, jo numrin!

Shumë prindër besojnë që sa më i lartë të jetë numri që shënon termometri, aq më i sëmurë është fëmija, por që nuk është aspak e thënë që kjo të jetë e vërtetë. Një fëmijë me një temperaturë 39 gradë mund të duket i qetë, duke luajtur me kënaqësi me lodrat e tij, ndërsa një fëmijë me një temperaturë prej 38 gradë mund të jetë i bezdisur, i lodhur dhe ka nevojë për vëmendje konstante. A do të thotë kjo që në qoftë se fëmija juaj është i qetë edhe pse ka temperaturë, ai nuk ka nevojë për një reduktues të temperaturës? Po. E drejtë. Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon "trajtoni sikletin, jo temperaturën"! Dhe mbani mend se ethet në të vërtetë ndihmojnë trupin që të luftojë sëmundjen. "Në vend të përqendrohemi në luhatjet e termometrit, kushtojini vëmendje shenjave të tjera për të përcaktuar sëmundjen e fëmijës tuaj. Është shumë më e rëndësishme për të parë simptomat", thotë Gaines. "Apatia dhe lodhja, janë treguesit më të mirë të sëmundjes, se sa temperatura".

Përdorni ilaçet me kujdes

Para se të vraponi ti jepni ilaçe për të ulur temperaturën, provoni disa mundësi të tjera për të ulur atë, si për shembull me një leckë të lagur. Ky ilaç i modës së vjetër mund të jetë çuditërisht efektiv. Përdorni ujë të vakët, 32 gradë, për të freskuar lëkurën e fëmijës suaj, veçanërisht ballin dhe kyçet e duarve e të këmbëve. Nëse fëmija juaj duket se nuk po qetësohet atëherë jepni një ilaç për reduktimin e etheve - me disa përjashtime të rëndësishme: Nëse fëmija juaj është më i vogël se 6 muajsh, mjekët rekomandojnë Acetaminophen dhe jo ibuprofen. Duke filluar në moshën 6 muaj, shumica e foshnjave mund të marrin ose acetaminophen ose ibuprofen.

Përcaktoni dozën nga pesha e fëmijës tuaj, jo moshës së tij. Asnjëherë mos jepni një aspirinë fëmijës, pasi ajo mund të shkaktojë sindromën Reye, një gjendje e rrallë por serioze dhe ndonjëherë fatale. Asnjëherë mos zgjoni fëmijën tuaj nga një gjumë paqësor për t’i dhënë një ilaç për temperaturën, nëse ai është duke fjetur, le të flejë.

Ethet janë një tregues i shëndetit

Përkundër asaj që ju mund të keni dëgjuar, ethet nuk do e vrasin trurin e fëmijës suaj. "Në vetvete, ethet nuk shkaktojnë ndonjë dëm", thotë Gaines. Edhe konvulsionet që vijnë si një reagim i temperaturës nuk mund të parandalohen me medikamente anti-ethe. Kur ju e keni fëmijën tuaj në krah dhe ndjeni se si ai është i nxehtë, ankthi fillon t'ju pushtojë, përpiquni të kujtoni se kjo temperaturë është në fakt një shenjë e shëndetit. Dhe mos u bëni merak, ethet e fëmijës tuaj nuk do të rriten për një kohë të pacaktuar. Në rrethana normale, trupi automatikisht fillon të qetësohet e të ftohet në 41 gradë. Doktor Gaines shpjegon, një temperaturë në rritje është rruga e trupit duke luftuar kundër pushtuesit, nëse pushtimi ka ardhur nga një virus, infeksion, ose nga imuniteti. Nuk mund të jetë e kënaqshme, por të paktën ju mund të siguroheni se sistemi imunitar i fëmijës tuaj është duke bërë pikërisht atë që duhet të bëjë.

Please publish modules in offcanvas position.