Cistet, armiku më i madh i trupit të femrës

Cistet, armiku më i madh i trupit të femrës

Një cist është një qeskë plot me lëng ose material tjetër gjysmë të lëngshëm që formohet në vezore.

Ekzistojë shumë lloje cistesh, por pjesa më e madhe e tyre janë të parrezikshëm për shëndetin. Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për ciste funksionalë (d.m.th jo patologjikë) që i detyrohen mungesës së ovulimit. Nëse ky i fundit nuk ndodh, folikulat nuk piqen dhe shkëputen duke u shndërruar në ciste nga të cilat marrin edhe emrin, ciste folikulare. Këto lloj cistesh janë shumë të zakonshme dhe përthithen vetë nga organizmi brenda 60 ditëve. Kjo ndikon që të kemi çrregullim të ciklit menstrual që ndonjëherë shoqërohet edhe me ndërprerje. Problemet e rënda shpeshherë zgjidhen edhe me ndërhyrje kirurgjikale. Më problematikë janë cistet endometriozikë ose cistet çokollatë. Quhen kështu, sepse janë në ngjyrë të errët dhe të mbushur me gjak. Në përgjithësi janë të vegjël (1,5-2 centimetra), por mund të bëhen shumë të mëdhenj dhe duke plasur mund të shkaktojnë infeksione të rrezikshme në bark. Pikërisht për të shmangur plasjen, duhen hequr sa më parë. Këto lloj cistesh zakonisht japin dhimbje gjatë menstruacioneve.

Çdo femre i është dashur të përballet me cistet, të paktën një herë në jetë, një shqetësim që prek kryesisht femrat nga mosha 20 deri në 40 vjeçe. Cista është cilësuar një shqetësim tipik femëror për arsye anatomike (te gruaja uretra është më e shkurtër sesa tek një mashkull dhe kjo e lehtëson daljen e mikrobeve që jetojnë në zorrë dhe në zonën vaginale), pastaj edhe hormonale (vajzat që nuk kanë menstruacione janë më të prirura të preken nga infeksionet e veshkave). Ndryshe nga infeksionet e tjera kjo është e thjeshtë të ekzaminohet, sepse simptomat janë precize dhe të njëjta për të gjitha femrat: dhimbje kur urinojnë, duket sikur u rëndon diçka në pjesën fundore të barkut dhe dhembje trapi. Ndonjëherë urina mund të përmbajë ndonjë pikë gjak dhe nevoja për të dalë në banjë mund të jetë e papritur dhe shumë e shpeshtë. Kur një femër ndien dhimbje të forta në fund të barkut, gjëja e parë që duhet të bëjë, është t'i drejtohet doktorit personal i cili më pas e këshillon të kryejë disa lloje analizash. Natyrisht që analiza më e rëndësishme është urinokultura, e cila shërben për të kuptuar se çfarë ka shkaktuar infeksioni dhe cilat ilaçe antibakteriale duhen përdorur për të luftuar infeksionin. Në rast se simptomat ripërsëriten do të jetë e nevojshme t'i nënshtroheni një ekografie të aparatit urinar ose një urografie për të kuptuar nëse zanafilla e problemit duhet të kërkohet te një shkaktar tjetër, si pielonefriti, një infeksion që prek pjesën e sipërme të aparatit urinar.

Por, cilët janë faktorët që mund t’i shkaktojnë një sulm cistit akut? Faktorët janë të ndryshëm, por kur ato identifikohen ndihmojnë për të mos pasur faktor tjerë . Marrëdhëniet seksuale, për shembull, mund të shkaktojnë të ashtuquajturin "cistitin e muajit të mjaltit". Kryesisht ato që preken janë femrat me një aktivitet seksual intensiv (të paktën tri marrëdhënie në javë). Ndonjëherë bakteret e zorrëve mund të jenë të pranishme në zonën gjenitale dhe gjatë një marrëdhënieje mund të infektojnë rrugët urinare. Kështu, bakteret e pranishme për një kohë të gjatë në zorrë, mund të shkaktojnë djegie dhe inflamacion në rrugët urinare. Në këtë rast duhet të konsumoni sa më shumë fruta, zarzavate dhe ushqime integrale.

Një rol shumë të rëndësishëm luan edhe higjiena intime. Patjetër duhet të shmangni përdorimin e letrës higjienike, kalimin nga zona anale në atë gjenitale për të mos transportuar baktere. Gjithashtu, nuk duhet të vishni mbathje të ngushta dhe sintetike. Lahuni shumë herë në ditë, por mos përdorni detergjent intimë, sepse këto të fundit mund ta ndryshojnë pe-hashin dhe ulin mbrojtjen e organizmit. Një tjetër faktor për krijimin e cisteve është edhe fillimi i menopauzës.

Por shfaqja e cisteve mund të varet edhe nga faktorë të tjerë ku më të zakonshmet janë ekspozimi ndaj të ftohtit, stresi, çrregullimet menstruale, alergjitë, mosushqyerja si dhe shqetësimet psikosomatike.

Cilat mosha janë më të rrezikuara? Më të rrezikuara janë ato mosha ku mbrojtësit natyrorë janë të ulët dhe lehtësisht të prekshëm nga sulmi dhe virulenca e mikrobeve. Për shembull, te vajzat e vogla mungojnë ende mbrojtësit e epitelit të sipërfaqes së vaginës dhe veshkave. Te moshat e rritura, infeksionet vaginale luajnë një rol shumë të rëndësishëm, sidomos kur një femër ka shumë partnerë dhe kryen marrëdhënie seksuale të pambrojtura.

Dhe në fund në menopauzë (ashtu siç u ndodh vajzave të vogla). Te gratë në menopauzë mungojnë sërish mbrojtësit e epitelit të sipërfaqes së vaginës dhe veshkave, kështu që bakteret mund të jenë të pranishme në pjesën e poshtme të organit gjenital.

Shpesh herë femrat nuk mund të dallojnë dhimbjet në dysmenorhea dhe cisteve. Dysmenorhea e njohur ndryshe si: krampet (dhimbjet) menstruale, menstruacione të dhimbshme. Në cikël mujor femëror mund të përfshijë disa ditë me dhimbje e krampe, të njohura ndryshe si dysmenorrhea. Si mund të qetësoheni nga ato? Këshillat e mëposhtme të vetë kujdesit mund t'ju ndihmojnë:

  • Merrni qetësues mjekësorë. Qetësues të tipit ibuprofen mund të parandalojnë trupin të prodhojë “dhimbjet”.
  • Vlerësoni marrjen e magnezit. Marrja e këtij mikroelementi (minerali) prej 360 mg në ditë ndihmon muskujt e mitrës të qetësohen.
  • Mos harroni vajin e peshkut. Marrja ditore e tij prej 1.800 mg në ditë ndihmon në parandalimin e simptomave menstruale.
  • Merrni vitaminën E si mjet parandalues. Për të parandaluar dhimbjet therëse merrni 400-600 UI (unite-njësi) të vitaminës E në ditë për 5 ditë me radhë, duke e filluar 2 ditë përpara menstruacioneve.
  • Komunikoni me mjekun tuaj. Ndoshta disa preparate mjekësore anti-inflamatore e josteroide ose pilula që kontrollojnë lindjen mund të ndihmojnë në qetësimin nga dhimbjet.
  • Bëni një kontroll të përgjithshëm. Ndoshta dhimbjet tuaja mund të shkaktohen nga ndonjë gjendje tjetër mjekësore, e cila duhet të trajtohet.

Mosha më e rrezikuar - Zakonisht cistet në vezore prekin të gjitha femrat që janë në moshë riprodhimi, por kjo nuk përjashton edhe ato që janë në menopauzë. Por në këtë rast, mjekët duhet të jenë të kujdesshëm për të parë nëse bëhet fjalë vërtet për një cist apo për ndonjë masë tumorale që duhet hequr.

Kontracepsioni dhe heqja - Në përtharjen e tyre, nëse kjo nuk bëhet nga vetë organizmi është provuar se janë shumë efikase pilulat ose ndryshe kontraceptivët që na mbrojnë nga shtatzënitë e padëshiruara. Për sa i përket heqjes, dy janë metodat kryesore: laparaskopia dhe mënyra klasike e operimit. E para quhet ndryshe edhe metoda pa çarje.

Frika më e madhe - Frika më e madhe është ajo që cisti mund të bëhet malinj. Një rrezik që i intereson vetëm 1-5% të grave ku zhvillohen forma të veçanta cistesh, origjina e të cilëve nuk është shumë e njohur e që mund të shndërrohen në beninj. Megjithatë mjafton t'i nënshtrohemi një kontrolli klinik për të hequr dyshimet. Për të gjitha femrat që kanë probleme me cistet, qofshin këto beninje apo malinje kontrolli rutinë tek mjeku çdo tre muaj apo çdo gjashtë muaj është i domosdoshëm.

Please publish modules in offcanvas position.