Autizmi fillon që në shtatzëni

Autizmi fillon që në shtatzëni

Te fëmijët e lindur para kohe, rreziku i autizmit është më i lartë. Këtë fakt e kanë treguar vëzhgimet që i janë bërë trurit dhe konkretisht deformimeve të tij. Megjithatë, studimi i origjinës së autizmit është mjaft i vështirë, sepse mbështetet në analizimin e trurit të të rriturve në përpjekje për të eksploruar edhe paraardhësit.

Megjithatë, sipas një studiuesi nga Universiteti Misuri (MU), familjet me një fëmijë autik, që kanë një qen, duket se marrin shumë përfitime në drejtim të mirëqenies. Midis tyre vihet re një përmirësim i dukshëm në menaxhimin e stresit dhe një rritje e përgjegjësisë nga ana e fëmijës.

Autizmi është çrregullim neuro-biologjik, kompleks shumëplanësh i zhvillimit të njeriut, pjesë e çrregullimeve të spektrit autik. Sot, të paktën 1 në 88 veta diagnostikohen me autizëm, duke e bërë këtë të fundit si sëmundje më të shpeshtë se kanceri, diabeti dhe SIDA, të marra së bashku. Kjo është diagnozë aq e gjerë, sa në të mund të përfshihen individë të vlerësuar me koeficient inteligjence të avancuar apo që kanë vonesa në zhvillimin mendor. Individët me autizëm mund të flasin shumë ose të heshtur, të afeksionuar ose të ftohtë, metodikë ose të çorganizuar.

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë kryer një studim i cili tregon prova të reja, të qarta se autizmi fillon që në shtatzëni. Eric Courchesne, profesor i shkencës së trurit dhe drejtor i Qendrës së Autizmit në San Diego, Ed S.Lein nga Instituti Allen për shkencën e trurit në Seattle dhe Rich Stoner nga Qendra e Autizmit në San Diego, analizuan 25 gjene në indet e trurit të fëmijëve me dhe pa autizëm, pas vdekjes. Kjo përfshinte gjene që shërbejnë si tregues për llojet e qelizave të trurit në shtresa të ndryshme të kores, gjenet e autizmit dhe disa gjene të kontrollit. “Ndërtimi i trurit të një foshnje gjatë shtatzënisë përfshin krijimin e kores, e cila përmban 6 shtresa, - thonë Courchesne dhe Ed S.Lein. “Te shumica e fëmijëve me autizëm ne zbuluam pjesë të pazhvilluara në shtresat e kores”. Ndërsa Stoner për herë të parë krijoi modelin 3 dimensional të trurit, ku tregohen këto pjesë të paformuara ashtu siç duhet. Më pas Lein shpjegoi se “zbulimi më befasues ishte ngjashmëria e zhvillimit të kësaj patologjie pothuajse në të gjitha rastet me autizëm, sidomos duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e simptomave te pacientët me autizëm si dhe gjenetikën komplekse që fshihet pas këtij çrregullimi”. Gjithashtu u zbulua se në qelizat, në shtresa të ndryshme të trurit te fëmijët me autizëm mungonin gjene (segmente të ADN-së). “Ky defekt, - saktësoi Courchesne, - tregon se faza thelbësore e zhvillimit dhe krijimit të gjashtë shtresave të ndryshme të trurit me qelizat përkatëse (diçka që fillon që në embrion) është ndërprerë”. Sipas shkencëtarëve po aq e rëndësishme është fakti se këta defekte të hershme qenë të pranishme në shtresat e kores, ndonëse nuk ishin uniform përgjatë kores. Pjesët më të prekura të trurit nga këto pulla të mungesës së gjeneve ishin: korja frontale (ballore) dhe temporale. Megjithatë, studimi i origjinës së autizmit është mjaft i vështirë sepse mbështetet në analizimin e trurit të të rriturve në përpjekje për të eksploruar edhe paraardhësit. “Në këtë rast, -theksoi Lein, - ne mund të studiojmë rastet e autizmit dhe ta kontrollojmë atë në moshë të re, gjë e cila na jep një pamje unike të trurit në zhvillim me autizëm”. Sipas shkencëtarëve defekte të këtilla në krahasim me patologjinë uniforme të kores na ndihmojnë të shpjegojmë se pse shumë fëmijë të vegjël me autizëm reagojnë pozitivisht ndaj trajtimit të hershëm apo me kalimin e kohës. Këto gjetje mbështesin idenë se te fëmijët me autizëm ndonjëherë truri reagon, duke rritur shpresën se të kuptuarit e këtyre njollave, mund të hapë shtigje të reja për eksplorimin e këtyre përmirësimeve.

Fëmijëve të lindur përpara 37 javëve të shtatzënisë u kanoset një rrezik më i madh për t'iu zhvilluar shqetësimet e spektrit autik (DSA) në krahasim me fëmijët e lindur në kohën e duhur dhe kjo mund të vijë nga një zhvillim cerebral anormal ose nga dëmtime të lidhura me lindjen e tyre të parakohshme. Identifikimi i asaj se çfarë nuk shkon në drejtimin e duhur, do të lejonte një ndërhyrje të parakohshme dhe sidomos zhvillimin normal të këtyre fëmijëve edhe atë përpara shfaqjes së simptomave. Një studim i kryer në Australi tek 172 fëmijë të lindur para kohe me diagnozë autizmi, ka treguar prezencën e anomalive cerebrale me një probabilitet më të madh të dëmtimit të substancës së bardhë dhe të volumit cerebral, që është inferior në krahasim me fëmijët e tjerë. Studimi në fjalë sapo është publikuar në “Autism Research”. “Nëpërmjet këtij studimi është bërë një hap përpara tepër i rëndësishëm për të zbuluar anomalitë strukturore të të sapolindurve që potencialisht shoqërohen me zhvillimin e DSA-së”, ka thënë mjekja Alexandra Ure, përgjegjësja e studimit. “Në veçanti, rezultatet evidentojnë faktin se reduktimi i vëllimit cerebral mund të parashikojë zhvillimin e DSA-së te fëmijët pre-maturë”. Implikimet klinike të identifikimit të hershëm të fëmijëve me anomali specifike, strukturore dhe funksionale përfshijnë aftësinë për të monitoruar zhvillimin e trurit dhe për të bërë një ndërhyrje në kohë përpara se të shfaqen simptomat përkatëse.

“Shqetësimet si DSA-ja shpesh herë janë të vështira për t'u diagnostikuar te fëmijët e lindur para kohe, për shkak të mbivendosjes së simptomave të çrregullimeve të tjera gjatë zhvillimit të tij biologjik. Kjo është arsyeja për të cilën identifikimi i bio-markatorëve për DSA-në është kaq i rëndësishëm në këtë grup fëmijësh”. (Një biomarkator është një substancë e përdorur si një tregues i një gjendjeje biologjike në fusha të ndryshme ndërdisiplinore). Zbulimi se në çfarë mënyre ndikon lindja pre-mature në zhvillimin e trurit, ishte objektiv i një studimi mbi lidhjen funksionale dhe strukturore, i cili është prezantuar në takimin e rëndësishëm të neuro-shkencës, në kongresin e “Society for Neuroscience SfN”, në Çikago. Studimi i rezonancës dhe i tratografisë (DTI) është kryer tek 58 të sapolindur dhe tek 78 pre-maturë. Nga analizat doli se te këta të fundit disa qarqe kyç të trurit, si ato të vëmendjes, të komunikimit dhe të emocioneve, paraqesin lidhje më të dobëta. Për të kuptuar më mirë evolucionin e këtyre anomalive cerebrale dhe rolin e tyre në shfaqjen e shqetësimeve, si ato të spektrit autik dhe njohës, nga të cilët pre-maturët janë më të rrezikuar, studiuesit po vazhdojnë të monitorojnë fëmijët që janë parë edhe më përpara e të cilët i përkasin moshës nga 2 deri në 5 vjeç, ndërsa ata do të ndiqen deri në moshën 10 vjeçare. Shkencëtarët po përpiqen tashmë që të kuptojnë më mirë rrugët e ndryshme etiologjike, duke u përqendruar mbi faktorë me rreziqe biologjike e mjedisore, dhe në informacionet gjenetike. Çdo vit, në botë lindin 15 milionë fëmijë prematurë, pra të lindur përpara javës së 37 të shtatzënisë. Falë progresit të mjekësisë edhe te të sapolindurit, mbijetesa e tyre është përmirësuar në mënyrë të dukshme.

Megjithatë, sipas një studiuesi nga Universiteti Misouri (MU), familjet me një fëmijë autik, që kanë një qen, duket se marrin shumë përfitime në drejtim të mirëqenies. Midis tyre vihet re një përmirësim i dukshëm në menaxhimin e stresit dhe një rritje e përgjegjësisë nga ana e fëmijës. “Fëmijët me autizëm shpeshherë luftojnë për ndërveprimin me të tjerët dhe kjo shkakton vështirësi në të pasurit miq. Ndaj fëmijët me autizëm mund të përfitojnë sidomos ndërveprim me qentë, të cilët ofrojnë dashuri të pakushtëzuar, jo-gjykuese dhe shoqëri”, shpjegon Gretchen Carlisle, studiues në Qendrën e Kërkimeve të Ndërveprimit Njeri-Kafshë. Për të arritur në konkluzione të tilla, Carlisle ka intervistuar 70 prindër me fëmijë të prekur nga autizmi. Dy të tretat e tyre kishin një qen.

Nga këta, 94 për qind kanë thënë se fëmijët e tyre autikë qëndronin pothuajse gjithmonë me qenin e tyre. Familjet e tjera që nuk kishin kafshë (70 për qind), kanë deklaruar se fëmijët e tyre dëshironin shumë që të qëndronin me qentë. Shumë prindër që mbanin një qen në shtëpi kanë thënë se e kanë bërë këtë zgjedhje pasi kishin kuptuar përfitimet që merrnin fëmijët e tyre. “Qentë mund t'i ndihmojnë fëmijët me autizëm, duke vepruar si 'ndihmës' social. Për shembull, fëmijët me autizëm mund të kenë vështirësi që të shoqërohen me fëmijët e tjerë. Në qoftë se fëmijët me autizëm i ftojnë shokët e tyre për të luajtur me qentë e tyre, atëherë qentë mund të shërbejnë si ura ndihmëse për fëmijët me autizëm, që ata të komunikojnë me bashkëmoshatarët e tyre”, vazhdon më tej Carlisle. Për këtë arsye, sipas autorit të studimit me rëndësi është që prindërit të kuptojnë rëndësinë e pasjes së një kafshe roje në shtëpi për shoqërizimin e fëmijës së tyre. “Marrja e një qeni në një familje është një hap i madh, por për familjet me fëmijë autikë, pasja e një qeni duhet të jetë një gjë që duhet të merret seriozisht. Nëse një fëmijë me autizëm është i ndjeshëm ndaj zhurmave të forta, marrja e një qeni që leh shumë nuk do ta ndihmojë aspak fëmijën dhe familjen. Nëse fëmija është i ndjeshëm ndaj prekjeve, mbase një qen me lesh të butë, qimedredhur, do të ishte më i mirë se një qen me qimet 'tel' apo te përafërta, si një qen gjahu”, konfirmon Carlisle. Ai u rekomandon prindërve që t'i përfshijnë edhe fëmijët e tyre me autizëm kur duhet të zgjedhin një qen. “Shumë fëmijë me autizëm e njohin cilësinë që duan te një qen. Nëse prindërit arrijnë të përfshijnë fëmijët e tyre në zgjedhjen e qenve, ka një probabilitet më të madh që fëmijët të kenë përvojë pozitive me kafshët kur të merren në shtëpi”. Studimi i është adresuar vetëm posedimit të një qeni, megjithatë Carlisle mendon se ekziston mundësia se edhe me kafshët e tjera shtëpiake mund të merren të njëjtat të mira. “Qentë mund të jenë më mirë për disa familje, edhe pse kafshët e tjera shtëpiake si macet, kuajt dhe lepujt mund të jenë më të përshtatshme me fëmijët e tjerë me autizëm dhe me ndjeshmërinë e tyre të veçanta dhe interesat”, përfundon Carlisle. “Ky hulumtim shton besueshmërinë shkencore mbi përfitimet e ndërveprimit njeri-kafshë. Na ndihmon të kuptojmë rolin e kafshëve shtëpiake në përmirësimin e jetës së fëmijëve me autizëm dhe ndihmon studiuesit e shëndetësisë për të mësuar se si t'i drejtojnë në mënyrën e duhur familjet në zgjedhjen e kafshëve për familjet e tyre”.

Please publish modules in offcanvas position.