Protesta në Shkup: Të mbrojmë Kushtetutën nga Gjykata (Jo)Kushtetuese

Protestat në Shkup: Të mbrojmë Kushtetutën nga Gjykata (Jo)Kushtetuese

Platforma qytetare "Hajde" protestuan para Gjykatës Kushtetuese, për të kundërshtuar vendimin për pranimin e iniciativës për ndryshimin e Ligjit për faljen e të dënuarve, ku duhet të përfshihen edhe të dënuarit për parregullsi zgjedhore.

Protestat me moton "Të mbrojmë Kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese" kanë filluar që javën e shkuaar, ndërsa organizatorët janë zotuar se, do të protestojnë fuqishëm për të treguar se qytetarët e këtij vendi do të ngrejnë zërin derisa gjykatësit që pranuan këtë iniciativë të japin dorëheqje. Sipas "Hajde", qytetarët e kanë për detyrë mbrojtjen e Kushtetutës nga "Gjykata (Jo)Kushtetuese". Gjithashtu kanë për detyrë edhe të mbrojnë shtetin nga kriminelët në pushtet.