Në Tabanovc 973 migrantë, kapaciteti pothuajse i mbushur

Në Tabanovc 973 migrantë, kapaciteti pothuajse i mbushur

Pothuaj tërësisht është mbushur kapaciteti i Transit Qendrës Tabanovc. Për momentin, sipas koordinatorit të Qendrës transite Goran Stojanovski, qëndrojnë 973 migrantë nga Afganistani, Siria dhe Iraku, prej të cilëve 597 nga Afganistani tani 12 ditë janë të vendosur në qendër, ndërsa të tjerët ditëve të fund janë kthyer nga Serbia.

Prej dje në qendër qëndrojnë edhe 180 migrantë nga Siria dhe Iraku, të cilët një periudhë të caktuar disa herë gjatë ditës dhe natës së djeshme gjendeshin në hapësirën ndërkufitare mes Maqedonisë dhe Serbisë. Sot nuk ka arritur asnjë tren me migrantë. "E jona është t'i pranojmë dhe t'i strehojmë dhe t'i përgjigjemi asaj që thuhet trajtim maksimal human", deklaroi Stojanovski. Ai theksoi se Qendra transite nuk është qendër pranimi dhe se ka kapacitet për pranim të 1.000 migrantëve. "Kjo qendër aspak nuk konceptohet që të jetë qendër pranimi apo qendër disaditore pranimi, ashtu që është vështirë të ballafaqoheni me kapacitetet të cilat i keni që t'i strehoni të gjithë njerëzit, ose t'u mundësoni qëndrim adekuat", tha Stojanovski. Në Tabanovc, edhe pse tërësisht është përmbushur kapaciteti për qëndrim, situata është stabile. Migrantët kohën e kalojnë duke luajtur loja sporti, ndërsa e marrin kujdesin e nevojshëm nga institucionet kompetente dhe nga organizatat e shumta humanitare dhe joqeveritare.