Yee do të bëj vlerësimin për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos

Yee do të bëj vlerësimin për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos

Vazhdojnë takimet e përfaqësuesit të lartë amerikan, Hoyt Brian Yee, me përfaqësuesit politik në Maqedoni.

Sot në mesditë do të takohet me kryeministrin Emil Dimitriev. Për në mesditë është caktuar edhe një takim me ministrin e drejtësisë, Adnan Jashari, dhe pastaj do të takohet edhe me drejtuesit e LSDM-së. Sot Yee do të mbaje nje konference për mediet në të cilën pritet që të jap vlerësimin e tij për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos si dhe për përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme. Dje ai u takua edhe me liderët e BDI-së Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçin e PDSH-se, si dhe me prokurorin publik, Marko Zvrlevski.