Avokati i Popullit shokohet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Avokati i Popullit shokohet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Avokati i Popullit i Maqedonisë, Ixhet Memeti, përmes një reagimi me shkrim, ka shprehur shqetësim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që të abrogojë Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për falje, në veçanti mundësinë që presidenti i shtetit të falë persona të dënuar për vepra penale të kryera ndaj fëmijëve.

Sipas tij, me këtë vendim vihet në pikëpyetje parandalimi dhe mbrojtja e lirive dhe të drejtave të fëmijëve por rrënohen edhe të gjitha reformat e zbatuara deri më tani, përfshirë edhe Regjistrin e pedofilëve. Gjithashtu Avokati i Popullit shpreh shqetësim edhe për Vendimin e miratuar nga Gjykata Kushtetuese që ka të bëjë edhe me mundësinë e faljes së personave kryerës së veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit.

Please publish modules in offcanvas position.