Baily: Vitin e kaluar ndodhën shumë ngjarje historike

Baily: Vitin e kaluar ndodhën shumë ngjarje historike

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase tha se pas një viti të udhëheqjes së guximshme, pasuan vendime të vështira strategjike. Sipas tij, kompromiset në marrëveshjen e Prespës nuk janë të lehta, por kjo është një mundësi historike për një të ardhme të ndritur.

 

“Kur mendoj për vitin e kaluar, ku ndodhën shumë ngjarje historike, gjithçka na kujton në udhëheqjen e guximshme. Qytetarët e Maqedonisë qartë duan aderimin në NATO dhe BE. Kryeministrat Zaev dhe Tsipras dhe ministrat e tyre të jashtëm punuan për çështje jashtëzakonisht të vështira për të arritur deri tek marrëveshja e Prespës, e cila do të heqë pengesat për anëtarësim. Ata treguan guxim, durim, vendosmëri dhe përkushtim të madh për zgjidhjen e kontestit disa vjeçar”, tha Baily, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 Ai gjithashtu tha se guxim kanë treguar edhe deputetët të cilët votuan në Kuvend për hapjen e procesit të ndryshimeve kushtetuese, duke i anashkaluar interesat partiake, duke kërkuar një të ardhme më të ndritshme për Maqedoninë dhe qytetarët e saj.

Në pyetjen se a është i sigurt se Maqedonia do ta zbatojë marrëveshjen e Prespës, Baily tha se “gjatë gjithë procesit të negociatave dhe tani në zbatimin e marrëveshjes së Prespës, liderët nga të gjithë spektri politik janë gati të lënë mënjanë interesat partiake afatshkurtra në mbështetje të së ardhmes së Maqedonisë në NATO dhe BE. Liderët në Greqi dhe Maqedoni thonë se kjo marrëveshje është e interesit të tyre thelbësor kombëtar, ajo do të sjellë siguri dhe prosperitet si në të dyja vendet ashtu edhe në rajon”.

Baily shtoi se ai nuk shikon ndonjë alternativ tjetër për zgjidhjen e kontestit me Greqinë.

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni gjithashtu foli edhe për Ligjin për Amnisti ku tha se “vendimi i Kuvendit për miratimin e Ligjit për Amnistinë është një vendim i rëndësishëm politik, i miratuar përmes një procesi transparent dhe demokratik, i cili u mbështet nga një shumicë e madhe e deputetëve. Në fund, mendoj se do të vlerësohet nëse ai ka arritur të ndërtojë një konsensus kombëtar të nevojshëm për të realizuar vullnetin e shumicës së qytetarëve për anëtarësimin në NATO dhe BE, një proces që do të forcojë sundimin e ligjit në vend”.

Në fund ai tha se zbatimi i marrëveshjes së Prepës dhe anëtarësim i Maqedonisë në NATO do ta forcojnë stabilitetin dhe sigurinë, ndërsa kjo do të sjell edhe rritje ekonomike.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.