Pendarovski: Maqedonia është e gatshme për t’u bërë anëtare e NATO-s

Pendarovski: Maqedonia është e gatshme për t’u bërë anëtare e NATO-s

Koordinatori nacional i Maqedonisë për në NATO, Stevo Pendarovski duket folur për gatishmërinë e vendit për tu bërë anëtare e 30 e NATO-së, në një intervistë për Televizionin Telma ka theksuar se Maqedonia është e gatshme për të qenë anëtare e plotë e Aleancës.

 

“Republika e Maqedonisë është e përgatitur politikisht dhe ushtarakisht që të bëhet anëtare e plotë e NATO-s, pasi që të jetë mbyllur i tërë procesi me Marrëveshjen e Prespës”.

Sipas tij, nuk parashikohen probleme më të mëdha me Greqinë lidhur me sigurimin e mbështetjes për Marrëveshjen e Prespës, pasi që e njëjta të jetë ratifikuar në Maqedoni.

Pendarovski në intervistë ka folur edhe për sfidat e mëtutjeshme të Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotë në NATO.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.