Maqedoni, pensionistët që marrin nën 14.000 denarë lirohen nga pagesa e participimit mjekësor

Maqedoni, pensionistët që marrin nën 14.000 denarë lirohen nga pagesa e participimit mjekësor

Ministrat në seancën e sotme qeveritare miratuan Propozim-programin për sigurimin e mjeteve për mjekim spitalor pa pagesë të participimit për pensionistët dhe për sigurimin e mjeteve për konsultim me specialist dhe shërbime shëndetësore për shfrytëzuesit e të drejtës së ndihmës sociale në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019.

 

Sipas programit, pensionistët që kanë pension nën 14.000 denarë janë të liruar nga pagesa e participimit gjatë mjekimit nëpër shtëpinë e shëndetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Shfrytëzuesit e ndihmës sociale janë të liruar nga participimi gjatë shfrytëzimit të shërbimeve specialiste-konsultuese dhe shëndetësore në Republikën e Maqedonisë.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.