Taravari vizitë në Bruksel, takime me eurokomisarin Hahn dhe eurodeputetë

Taravari vizitë në Bruksel, takime me eurokomisarin Hahn dhe eurodeputetë

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Bruksel, njoftoi ASH.

 

Gjatë këtij qëndrimi dyditor, Sekretari i Përgjithshëm Taravari do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian, si dhe me personalitete që e kanë mbështetur rrugëtimin e Republikës së Maqedonisë drejt integrimit në BE dhe në NATO. Fokusi i programit të takimeve do të jetë rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, me një theks të veçantë në ndryshimet kushtetuese dhe qëndrimet tanimë të njohura të Aleancës për Shqiptarët mbi nevojën e avancimit të pozitës kushtetuese të shqiptarëve, si faktor kyç për ndërtimin e një shoqërie multietnike, demokratike, dhe vërtetë evropiane.

Në Komision Evropian, Dr. Taravari do të zhvillojë takim me Johannes Hahn, Komisionar evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim. Dr. Taravari po ashtu do të takohet edhe me Deputetët evropianë Fleckenstein, Kukan dhe Vajgl të cilët kanë qenë figurat kryesore të Parlamentit evropian në lidhje me zhvillimit politike në Maqedoni në legjislaturën aktuale të këtij institucioni dhe përkrahës të mëdhenj të evropianizimit të vendit. Në këtë vizitë, Dr. Taravari do të shoqërohet nga Arben Fetai, udhëheqës i Departamentit për Euro-Integrime pranë Aleancës për Shqiptarët.

Please publish modules in offcanvas position.