Bashkia e Shkupit ndan 186 milionë denarë për mbrojtjen mjedisit jetësor

Bashkia e Shkupit ndan 186 milionë denarë për mbrojtjen mjedisit jetësor

Sot në mbledhje e Bashkisë së Shkupit u prezantua programi dhe aktivitet për mbrojtjen e mjedisit jetësor në qytetin e Shkupit.

 

“Bashkia e Shkupit obligimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe natyrës i realizon nëpërmjet aktiviteteve të programit vjetor të sektorit për mbrojtjen e ambientit jetësor si edhe në bashkëpunim aktiv me sektorin qytetar. Në program janë të përfshirë, mbrojtja e ajrit të pastër, mbrojtja nga zhurma, mbrojtja nga ujërat, mbeturinat, ndryshimet klimatike, gjelbërimi”. thuhet në deklaratën e Bashkisë së Shkupit.

 

Për këtë vit Bashkia e Shkupit ka rritur buxhetin për mbrojtjen e ambientit jetësor.

“Sipas miratimit të buxhetit të Bashkisë së Shkupit për 2019-të, është rritur buxheti për mbrojtjen e mjedisit jetësor, ku janë planifikuar 186 milionë denarë, çka përfaqëson 32 për qind më shumë mjete krahasuar me vitin 2018-të, ku për këtë sektor ishin ndarë 141 milionë denarë”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Please publish modules in offcanvas position.