Merkel: Marrëveshja e Prespës i jep mundësi Maqedonisë Veriore që të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së

Merkel: Marrëveshja e Prespës i jep mundësi Maqedonisë Veriore që të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së

Vëmendja e mediave greke pas takimit të Angela Merkel me Alexis Tsipras monopolizoi pozitën e kancelares gjermane në lidhje me marrëveshjen e Prespës, ndërsa siç duket zgjidhja e kontestit të emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë ishte një nga temat kryesore të bisedimeve në Athinë.

 

Në një konferencë për shtyp pas takimit me Tsiprasin, Merkel e përdori emrin Maqedonia Veriore për vendin tonë dhe tha se marrëveshja e Prespës jo vetëm që sjell përfitime për Maqedoninë Veriore që mund të bëhet anëtare e NATO-s dhe e BE-së, por është gjithashtu e dobishme për Greqinë dhe gjithë Evropën, njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina.

 “Unë jam mirënjohës ndaj Alexis Tsiprasit, i cili ka punuar për zgjidhjen e kontestit disa vjeçar të emrit, duke u përpjekur për të gjetur një zgjidhje së bashku me kryeministrin e vendit fqinj, Zaev. Mendoj se këtu bëhet fjalë për diçka që secili prej nesh e dinte se nuk do të çonte në një zgjidhje të lehtë, por tani me emrin Maqedonia Veriore, për të gjithë ne dhe këtu dhe po flas në emër të Gjermanisë, ajo krijon qartësi dhe i jep Maqedonisë Veriore mundësinë për t’u bërë anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Por kjo nuk është vetëm e mirë për Maqedoninë Veriore, por është e mirë edhe për vetë Greqinë”, tha Merkel dhe uroi Tsiprasin për hapin vendimtar “e cila nuk është e dobishme vetëm për Maqedoninë Veriore dhe Greqinë, por për të gjithë Evropën”.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras tha se marrëveshja e Prespës në të ardhmen mund të jetë model për zgjidhjen e kontesteve.

Kancelarja gjermane, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me konfirmimet e liderit të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis për shkëmbim të marrëveshjes për emrin me pensionet, Merkel tha se, “nuk ekziston asnjë lidhje në mes aktiviteteve për çështjen e emrit dhe çështjeve së reformave ekonomike”.

Please publish modules in offcanvas position.