Zaev: Akoma debatohet për zgjedhje të parakohshme, mund të ketë kandidat konsensual për president

Zaev: Akoma debatohet për zgjedhje të parakohshme, mund të ketë kandidat konsensual për president

Kryeministri Zoran Zaev, sot deklaroi se partia e tij akoma nuk ka qëndrim përfundimtar nëse do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ose do të fokusohen në përfundimin e mandatin dhe marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në.

 

“Dilema për atë nëse duhet të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare është mes dy opsioneve – të përcaktohemi për një mandat të plotë që është tërheqëse për politikanët, ose të mbizotërojë interesi i shtetit përkundër partive”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Ai tha se këto ditë po zhvillojnë bisedime me partnerët e koalicionit, partitë politike që janë jashtë koalicionit, partitë joparlamentare, shoqata të qytetarëve dhe po bëjnë analiza për gjetjen e kandidatit më të mirë për president të shtetit.

Në lidhje me pohimet e BDI-së se nuk do të mbështesin kandidat për president që do të del nga kongresi i LSDM-së, Zaev tha se kandidatin për president do ta zgjedhin bashkërisht përmes analizave.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.