Fetai kërkon dënime për të akuzuarit në 'Titanik 2'

Fetai kërkon dënime për të akuzuarit në 'Titanik 2'

Aktvendime për dënim për të gjithë të akuzuarit në lëndën e PSP-së “Titanik2” për parregullsitë në zgjedhjet lokale në vitin 2013, ka kërkuar sot në fjalët përfundimtare, prokurorja Fatime Fetai.

 

“Në mënyrë të arsyeshme mund të presim aktvendim për dënim të ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov, liderit të PDSH-së Menduh Thaçi si dhe ish anëtarëve të KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev”, ka deklaruar Fetai.

Ajo ka kërkuar dënim me burg për të gjithë të akuzuarit dhe ajo që gjykata t’i merr parasysh edhe rrethanat rënduese dhe lehtësuese.

“Dëmi material është pikë referimi ligjor dhe kjo nuk është esenca e kësaj lënde. Këtu bëhet fjalë për sulm ndaj sistemit zgjedhor, është vepruar në prishjen e procesit zgjedhor”, thekson Fetai.

Sipas PSP-së, Mijallkov si drejtor i DSK-së dhe anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së ka shfrytëzuar fuqinë dhe ndikimet reale dhe përmes Menduh Thaçit ka dakordësuar të miratohen ankesat për rivotim në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale më 2013. Lëndë e aktakuzës është vetëm një vendvotim ku votimi është anuluar edhe krahas asaj se nuk ka pasur fletëvotime në kutinë nga numri i qytetarëve të cilët kanë votuar. Në dy vendvotimet, në mënyrë jo të rregullt është anuluar votimi, por siç tha prokurorja, “kanë arritur të gjenden që të mos ndiqen penalisht”.

Anulimi i votimit, sipas Fetait është përllogaritje e VMRO-DPMNE-së rreth asaj se nevojitet që kandidati i tyre të mund të shkojë në rreth të dytë, derisa Thaçi edhe pse nuk ka pasur të drejtë ligjore e ka bindur Bedredin Ibraimin të ndryshojë mendimin dhe të votojë për ankesat e VMRO-DPMNE-së, ndërsa për kthim, sqaron Fetai, “anëtarët e KSHZ-së nga VMRO-DPMNE duhej të votonin për ankesat e PDSH-së në Çair”.

Dëmi i shkaktuar në buxhetin me rivotimin në atë vendvotim është vlerësuar në 26.011 denarë, edhe pse së pari ishte vlerësuar në rreth 146 mijë denarë.

Në “Titanik 2” akuzohen ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, lideri i PDSH-së Menduh Thaçi si dhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.

Please publish modules in offcanvas position.