Ivanovska: Hapi i parë i Komisionit për Antikorrupsion do të jetë ballafaqimi me zgjedhjet presidenciale

Ivanovska: Hapi i parë i Komisionit për Antikorrupsion do të jetë ballafaqimi me zgjedhjet presidenciale

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska, në intervistë për “1Tv” njofton për punën transparente, njëjtë siç ka qenë transparente dhe konkursi për përzgjedhjen e anëtarëve.

 

“Motivi ishte kur dëgjova risi në Ligjin për parandalimin e korrupsionit, pikërisht mënyra e zgjedhjes së Komisionit. Kjo ishte pikërisht një nga rekomandimet e KE-së, për të siguruar pavarësinë funksionale të Komisionit për Antikorrupsion, që do të thotë se funksionon në mënyrë të pavarur nga politika dhe politikanët”, tha Ivanovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 Ajo tha se ishte mirë që në proces u kyç edhe opinioni, gazetarët, shoqatat qytetare, dhe se procesi ishte pak i papërshtatshëm për kandidatët, por e mirë për përzgjedhjen e Komisionit të ri. Ajo shtoi se për momentin detyra e parë e Komisionit do të jetë të sigurojë hapësirë adekuate ku do të përshtatet me harduerin dhe softuerin që do të lidhet me institucionet përkatëse dhe pastaj si hap i parë do të duhet të përballen me zgjedhjet presidenciale.

Siç sqaron ajo, anëtarët e zgjedhur janë profesionist prandaj i dinë saktësish rreziqet me të cilat mund të ballafaqohen, prandaj ata presin që të përballojnë me sukses sfidën e parë.

Ivanovska gjithashtu tha se askush nuk e ka thirr as nga qeveria dhe as nga opozita që ta uron atë për përzgjedhje në krye të Komisionit për Antikorrupsion.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.