Policia ka ndaluar 6 persona ne lidhje me aksidentin ne Llaskarcë, PTHP sot jep detajet

Policia ka ndaluar 6 persona ne lidhje me aksidentin ne Llaskarcë, PTHP sot jep detajet

Lidhur me aksidentin e 13 shkurtit që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë me ç’rast 15 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar, policia ka ndaluar 6 persona.

Jo zyrtarisht mësohet se në mesin e të ndaluarve janë edhe vozitësi i autobusit si dhe pronari i Durmo Turs. Autobusi i kësaj linje ka qarkulluar në relacionin Gostivar-Shkup dhe anasjelltas. në mesin e të arrestuarve janë pronari, shoferi i autobusit, shefi i kontrollit teknik dhe katër të punësuar tjerë, për të cilët prokuroria pas hetimit të detajuar ka konstatuar se janë fajtorë të aksidentit tragjik, ku ngelën të vdekur 15 person dhe 37 të lënduar. Prokuroria Themelore Publike Shkup sot do të informojë për rrjedhën e procedurës në lidhje me aksidentin e autobusit në fshatin Llaskracë.

Please publish modules in offcanvas position.