Prokurori Sasho Rajçev : Frenat dhe shpejtësia  shkak për aksidentin fatal në Llaskarcë

Prokurori Sasho Rajçev : Frenat dhe shpejtësia shkak për aksidentin fatal në Llaskarcë

Shtatë persona dyshohet se janë fajtor për aksidentin e 13 shkurtit ku humbën jetën 15 persona dhe 39 të tjerë u lënduan.

Hetimet do të vazhdojnë edhe më tej bëri të ditur në pres konferencën për media Sasho Rajçev nga Prokuroria Themelore e Shkupit. Të shtatë personat janë ndaluar në polici në mesin e tyre pronari i kompanisë Durmo Turs dhe shoferi, ndërsa gjykata do të shqiptojë masën e paraburgimit për gjashtë prej tyre, kurse ndaj njërit do të shqiptohet masa e përkujdesjes. Shkaqet që shpien deri tek aksidenti në fjalë sipas PTHP-së ka qenë shpejtësia më e madhe se e lejuara, autobusi ka lëvizur me shpejtësi prej 90 km/h, ndërkohë që shpejtësia e lejuar ka qenë vetëm 80 km/h. Ndërkohë që ka pasur probleme edhe me sistemin e frenimit.
Lidhur me aksidentin janë marrë në pyetje gjithsejtë 47 persona, si dhe është kryer ekspertizë nga fakulteti i makinerisë për autobusin, tahografin, si dhe ekspertizë mjekësorë për gjendjen shëndetësore të vozitësit. Hetimet flasin se në kohën e aksidentit nuk është përdorur celulari nga ana e vozitësit. Sipas hetimeve autobusi ka qarkulluar me shpejtësi prej 99 km në orë, ndërsa sistem,i i frenimit ka qenë jashtë përdorimit.

Please publish modules in offcanvas position.