ASH: Raporti i DASH për Maqedoninë e Veriut alarm serioz për mungesë të rezultateve

ASH: Raporti i DASH për Maqedoninë e Veriut alarm serioz për mungesë të rezultateve

Partia shqiptare në opozitë Aleanca për Shqiptarët, përmes një kumtese për media ka përshëndetur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me Maqedoninë e Veriut.

 

Nga kjo parti thonë se raporti 2018 konfirmon se edhe përkundër disa reformave teknike dhe ligjore të nisura nga qeveria Zaev, vendi vazhdon të përballet me problemet e trashëguara nga regjimi OBRM-PDUKM – BDI dhe të vazhduara nga pushteti aktual.

 “Veçanërisht shqetësues sipas DASH mbetet korrupsioni i nivelit të lartë, me shumë raste të zyrtarëve të pushtetit të përfshirë në raste korruptive gjatë vitit që po e lëmë pas. Raporti gjithashtu veçon politizimin e gjyqësorit dhe financimin e tij të pamjaftueshëm si pengesat kryesore për një gjyqësor të pavarur dhe efektiv për të sjellë drejtësinë në vend”.

“Politizimi mbetet i përhapur në nivele shqetësuese edhe në administratën publike sipas qeverisë amerikane, e cila thekson se partitë e pushtetit kanë instaluar një sistem të patronazhit aktiv, përmes së cilit administrata përdoret për të shpërblyer dhe rehatuar militantët partiakë”, thonë nga ASH.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.