Sot, pritet të përfundojë gjykimi ndaj 17 personave për dhunën më 27 Prill

Sot, pritet të përfundojë gjykimi ndaj 17 personave për dhunën më 27 Prill

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të publikohet gjykimi për 17-të personat e tjerë, nga 33 të akuzuarit më parë për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, të njohur në opinion si “27 prilli”.


Rastin e udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Vilma Ruskovska.
Procesi gjyqësor filloi në gusht të vitit të kaluar dhe një nga proceset më të mëdha në historinë e re të Maqedonisë. Në fillim procesi filloi kundër 33 të akuzuarve, të cilët ishin kryerës të sulmit në parlament dhe të sulmeve ndaj deputetëve të pushtetit aktual. Por, pas sjelljes së ligjit për amnisti ishin falur 15 persona.
Në bankën e të akuzuarve mbetën Mitko Çavkov, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski-Levi, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Oliver Radullov, Igor Durlovski, Jane Çento, Igor Jug, Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Nikolla Mitrevski-Kolo, Mlladen Dodevski, Gorançe Angelovski, Vllatko Trajkovski dhe Uillijam Mihajlovski, të cikët akuzohen se kanë bërë vepër penale rrezikim terrorist të rendit kushtetues.
Prokuroria Themelore Publike në datën 12 të këtij muaji, sipas njohurive të marra dhe për shkak të frikës se ish drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov do të arratiset dhe do të fshihet me qëllim që ta shmangë përgjegjësinë penale, kërkoi nga Gjykata Themelore Shkupi 1-Shkup t’i përcaktohet masa e paraburgimit.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.