LSDM: Qytetarët do të zgjedhin president i cili bashkon

LSDM: Qytetarët do të zgjedhin president i cili bashkon

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se pas shumë dekadash Maqedonia e Veriut po lëvizë përpara.

 

Sipas kësaj partie, anëtarësimi në NATO nuk do të thotë vetëm siguri dhe stabilitet, por edhe përparim, ekonomi e fuqishme, jetë më e mirë për të gjithë dhe perspektiva të hapura për rininë.

 “Rritja rekorde e investimeve prej mbi 624 milion euro është indikator se siguria, stabiliteti dhe integrimet e rrisin besimin te kompanitë. Investimet sjellin më shumë para, vende të reja pune dhe paga më të mira, standard më i mirë jetësor. Si përparojmë në integrimet, në anëtarësimin në NATO dhe BE, ashtu çdoherë e më shumë përfitime do të marrin qytetarët, shteti”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale qytetarët do të zgjedhin president i cili bashkon, i cili do të çojë përpara drejt BE-së dhe NATO-s dhe do të votojnë për Stevo Pendarovskin.

Please publish modules in offcanvas position.