AMBASADA GJERMANE NË SHKUP REAGON NDAJ DEKLARATËS SË MICKOVSKIT

AMBASADA GJERMANE NË SHKUP REAGON NDAJ DEKLARATËS SË MICKOVSKIT

Ambasada e RF të Gjermanisë në Maqedoni ka reaguar përmes një kumtese për deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski, se rastet gjyqësore kundër anëtarëve dhe ish funksionarëve të partisë së tij janë “Procese të Nirnbergut” .

Krahasimi i procedurave të shërbimeve të jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut me Proceset e Nirnbergurt janë të papërshtatshme”, thuhet në kumtesë. Ambasada gjermane konsideron se me këtë krahasim minimizohen veprat e nazi-keqbërësve. “Personat përgjegjës në Maqedoninë e Veriut, duhet të kontribuojnë për tejkalimin e ndarjes së shoqërisë dhe të bëjnë dialog konstruktiv për të ardhmen e vendit në drejtim të integrimeve euroatlantike. Përveç kësaj, vet deklaratat për Procesin e Nirnbergut janë tërësisht të papranueshme”, theksohet në reagimin me shkrim të Ambasadës gjermane. Më herët për deklaratën e Mickoskit ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Shkup.

Please publish modules in offcanvas position.