Një metër katror në Shkup vjet ka kushtuar 46.764 denarë, në qytetet e tjera 33.157 denarë

Një metër katror në Shkup vjet ka kushtuar 46.764 denarë, në qytetet e tjera 33.157 denarë

Çmimi mesatar i metrit katror për sipërfaqe banesore në vitin 2018 arriti 43.155 denarë, që është për 2,3 për qind më shumë në krahasim me vitin 2017, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

 

Në Shkup, metri katror vjet ka kushtuar 46.764 denarë, që është për 7 për qind më shumë se viti 2017, ndërsa në vendbanimet e tjera në vend ka qenë 33,157 denarë, që është rritur për 3,6 për qind nga çmimi paraprak.

Lidhur me çmimin mestar të metrit katror në gjysmën e dytë të vitit 2018, ai është ulur për 3,9 për qind në krahasim me gjysmën e dytë të vitit, ndërsa në Shkup ulja arrin 2,8 për qind.

Çmimet mesatare janë parashtruar pa tatimin e vlerës së shtuar.

Please publish modules in offcanvas position.