Deputetët sot para vetes do të kenë Ligjet që nuk i ka nënshkruar Ivanovi

Deputetët sot para vetes do të kenë Ligjet që nuk i ka nënshkruar Ivanovi

Ligjet të cilat presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i nënshkruajë dhe t’i kthejë në Kuvend, mes të cilave edhe për mbrojtjen e diskriminimit, sot sërish duhet të gjenden para deputetëve.

Pritet që këto ligje pasi sërish do të votohen në Kuvend, të publikohen në Gazetën Zyrtare. LSDM dhe BDI-ja dje e akuzuan Ivanovin se bllokimi i ligjeve është pengesë e reformave dhe interesave kombëtare, dhe se mbetet konsekuent në veprimin e vet në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe shtetit. Kabineti i Ivanovit, megjithatë, u përgjigj se askush nuk e pengon Kuvendin ta përsërisë, siç theksohet, “tashmë precedentin e bërë dhe në mënyrë joligjore, pa nënshkrim nga presidenti i shtetit në Gazetën Zyrtare të publikojë dekrete për shpalljen e ligjeve të miratuara në Parlament”.

Please publish modules in offcanvas position.