Sot vazhdojnë bisedimet për Prokurorinë Speciale Publike

Sot vazhdojnë bisedimet për Prokurorinë Speciale Publike

Takimet e grupeve të punës mes pushtetit dhe opozitës pritet të vazhdojnë sot bisedimet  me qëllim harmonizimin e qëndrimeve në propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike.

Bisedimet do të vazhdojnë me shqyrtimin e amendamenteve të propozuara nga opozita, për të cilat palët u dakorduan të ndahen në dy pjesë. Pushteti pret që propozimi sa më shpejt të kulminojë me konsensus me qëllim që të futet në procedurë parlamentare. Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i bëri thirrje palëve që dallimet t’i kalojnë sa me shpejtë që fati i Prokurorisë Speciale Publike të zgjidhet falë konsensusit gjithë partiak.  Është përgatitur një version i ri për ligjin e PSP-së, në të cilin në segmente të caktuara pranohen një pjesë e sugjerimeve të VMRO-DPMNE-së, të cilat tashmë i janë dërguar përfaqësuesit të partisë më të madhe opozitare, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev. Ai shpreson se do të arrihet të gjendet gjuhë të përbashkët dhe të tejkalohen të gjitha dallimet rreth ligjit. “Nuk mund të themi se procesi po zvarritet. Afatet janë deri në fillim të muajit maj. Nesër do të fillojnë bisedimet e grupeve të punës dhe shpresoj se procesi do të përmbyllet me sukses dhe për këtë çështje shumë të rëndësishme shpresoj se do të gjejmë gjuhë të përbashkët”, deklaroi Zaev.

Please publish modules in offcanvas position.