Dimitrov: Suksesi i vendit në eurointegrimet është sukses për tërë rajonin

Dimitrov: Suksesi i vendit në eurointegrimet është sukses për tërë rajonin

Shefi i Diplomacisë Nikolla Dimitrov i sigurt në perspektivat evropiane të vendit – suksesi në integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut është sukses për tërë rajonin. Dimitrov, i cili sot dhe nesër qëndron për vizitë pune në Berlin u shpreh në profilin e tij në Facebook, duke theksuar se dy ditët e ardhshme janë të rëndësishme për perspektivat evropiane të vendit.

 

“Dy ditët e ardhshme, takime të rëndësishme për perspektivat tona evropiane! Kemi argumente, reforma dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Suksesi ynë do të jetë sukses edhe për rajonin dhe BE-në. Jam i bindur në atë, ndërsa do t’i bind edhe të gjithë bashkëbiseduesit në Berlin, shkruajti Dimitrov në Facebook.

Dimitrov në takimet me përfaqësuesit gjerman do të bisedojë për përparimin e vendit në eurointegrimet.

Në ditën e dytë të vizitës, siç kumtoi MPJ, Dimitrovit do t’i bashkangjitet edhe zëvendëskryetari për Çështje Evropiane Bujar Osmani, me ç’rast është planifikuar brifing i përbashkët para Komisionit Parlamentar për çështje evropiane në Bundestag, në të cilën do ta prezantojnë përparimin dhe gatishmërinë e vendit për fillim të negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian, në vigjilje të Këshillit të qershorit të BE-së.

Dimitrov pritet sot të realizojë takime me deputetët në Bundestagun gjerman, mes të cilëve edhe me grupin e punës për politikë të jashtme të CDU/CSU, si dhe me përfaqësues të Zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel.

Janë parashikuar edhe takime me ministrin për Evropë, Mihail Hot dhe lideren e re të CDU/CSU, Anegret Kramp-Karenbauer.

Please publish modules in offcanvas position.