Derkoski: Dita e zgjedhjeve në atmosferë të mirë dhe të qetë

Derkoski: Dita e zgjedhjeve në atmosferë të mirë dhe të qetë

Dita e zgjedhjeve të sotme kaloi në atmosferë të mirë dhe të qetë, nuk pati vërejtje më serioze prej asnjërit prej pjesëmarrësve në fushatë, ndërsa nuk patëm as vërejtje më serioze edhe prej atyre të cilët e vëzhguan procesin, kumtoi sonte në konferencën për shtyp kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

“Nga aspekti i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve vlerësoj se e kemi arritur qëllimin që të organizojmë dhe të zbatojmë zgjedhje të pastra dhe korrekte”, theksoi Derkovski.

Derkovski tha se raundi i dytë në të cilin u kualifikuan Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova, pret të kalojë në atmosferë të qetë dhe korrekte.

 

Please publish modules in offcanvas position.