Sulejman Rexhepi: Bashkësia islame është thellësisht e zhgënjyer nga ky skandal

Sulejman Rexhepi: Bashkësia islame është thellësisht e zhgënjyer nga ky skandal

 Riaseti i Bashkësisë Fetare Islame e përfundoi  seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua në Kondovë. Kreu aktual i BFI-së reiz ul ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepi pas përfundimit të seancës tha se komuniteti islam është thellësisht i zhgënjyer nga ky skandal i cili, sipas vlerësimeve, nuk është ad hoc.

“Nuk mbaj mend një skandal të tillë në bashkësinë islame. Kjo është e paharrueshme” tha Rexhepi, duke shtuar se ai e shikon problemin tek Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë dhe Grupet Fetare, pra tek udhëheqësit e tij.

“Ne kurrë nuk do ta pranojmë drejtorin e Komisionit, Darjan Sotirovski, i cili është pjesëmarrës në këtë skandal. Gjatë gjithë kohës më kërkon që ta pranoj se do të jetë i mirë, sepse të jesh në këtë funksion duhet të pranohesh nga të gjithë, por njerëz të tillë nuk kanë interes për Islamin. Kërkojmë që të largohet edhe zëvendësi i tij shqiptar, i cili është i verbër, nuk ka sens”, tha Rexhepi.

Ai pyeti se pse lejohen bashkësitë e tjera fetare të punojnë në  qetësi, të kenë rrethana të mira dhe pse qeveria dhe autoritetet shtetërore janë kundër bashkësisë fetare islame.

“Unë nuk kam tendera për të ndarë. Për të gjithë botën, unë jam bartës i paqes, qetësisë, bashkëjetesës dhe tolerancës, vetëm këtu demonstroj fuqinë”, tha kreu i BFI-së, duke shtuar se ata nuk duan pushtet dhe politikë që, siç tha ai, i sjell dëm popullit.

“Le të ndërgjegjësoht blloku mysliman, unë i paralajmëroj nëse ata nuk e përfaqësojnë veten si muslimanë dhe shqiptar, nuk dua t’i shoh me sy. Identiteti im është me shpirt, zemër dhe me përkatësi kombëtare. Tani ata kanë mundësinë për të ngritur zërin e tyre me qëllim të mirë për të krijuar një harmoni, një atmosfere të qetë për të punuar me të vërtetë, për të ndërtuar së bashku dhe për të bërë përparim dhe jo të largohen njerëzit. Maqedonia zbrazet çdo ditë, njerëzit nuk shohin asnjë perspektivë”, tha ai.

Sipas tij, politika është ajo që ka mbjellë urrejtje mes bashkësive fetare.

Ai tha se do të derdhet kupa nëse tentohet drejt Xhamisë së Ali Pashës.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ai tha se Skënder Buzaku ishte i dëbuar nga Bashkësia Fetare Islamike, madje edhe nga bashkësia islame, ndërsa vendimin e gjykatës e vlerësoi si një aventurë të pashembullt.

Please publish modules in offcanvas position.