Zhbogar: Shpresojmë në bashkëpunim të suksesshëm me presidentin në rrugën e vendit drejt BE-së

Shpresojmë në bashkëpunim të suksesshëm me presidentin Stevo Pendarovski në ditët dhe muajt që pasojnë për integrim të Maqedonisë së Veriut në BE, ka deklaruar ambasadori i delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar pas takimit të sotëm me shefin e shtetit në “Vila Vodno”. “Kisha takim me presidentin Pendarovski. Ia përcolla urimet nga presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe nga presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker ku ata shprehin gatishmërinë për bashkëpunim shumë të afërt për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe ndërtimit të Evropës së bashkuar”, ka thënë Zhbogar.

Please publish modules in offcanvas position.