Spasovski, pret që Interpoli ta publikojë fletëarrestin pë Gruevskin

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski tha se ministria i ka dërguar të gjitha dokumentet nevojshme që Interpoli ta publikojë fletëarrestin ndëkombtar për Nikolla Gruevskin . Sipas tij Interpoli po bën edhe disa inspektime. Spasovski është i sigurt se nuk ka asnjë pengesë tjetër juridike për Gruevskin të publikohet në Interpol, gjegjësisht për vepra të tilla penale siç është kërcenim terrorist të rendit kushtetues për ngjarjet e 27-prillit.

Ai pret që maja e Interpolit të sjellë vendim të tillë. Në lidhje me atë se a ka kryer ndikim partia e VMRO-DPMNE-së te gjykatësit dhe se a është paraqitur në prokurori, Spasovski u përgjigj se është fakt. “Ju të gjithë si gazetarë bisedoni për ‘gjykatë swarovski’ dhe për kryerje presion në gjyqësi. Unë në intervistën time kam thënë dhe them se për përmirësimin e ambientit të drejt në shtet, në mundësi të kemi drejtësi të vërtetë në shtet, duhet të fillojnë hetimet e caktuara edhe kundër gjykatësve, prokurorëve dhe kundër pjesëtarëve të MPB-së nëse duam të kemi përmirësim në këtë sferë”,deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Please publish modules in offcanvas position.