Zaev dhe Rama të ftuar në inaugurimin solemn të autostradës Prishtinë – Shkup

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës  Pal Lekaj në seancën e sotme qeveritare informoi për përfundimin e punëve të autostradës “Arben Xhaferi”, që e lidh  kryeqytetin e Kovës me kufirin me Maqedoninë e Veriut, lajmëroj korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Lekaj konfirmoi se inaugurimi solemn i aksit të fundit  nga  pjesa e Kosovës të autostradës Prishtinë – Shkup do të mbahet më 29 maj. Kryeministri Ramush Haradinaj  pas seancës deklaroi se për ngjarjen janë të informuar institucionet kompetente në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, ndërsa kryeministrat e të dyja vendeve, Zoran Zaev dhe Edi Rama, janë të mirëseardhur nëse duan të marrin pjesë në ceremoni. Zaev dhe Rama të ftuar në inaugurimin solemn të autostradës Prishtinë – Shkup

Please publish modules in offcanvas position.