Shinkovski vel Sek: Shpresoj se BE-ja do të njohë progresin në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut shënon progres të mirë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ai është shembull i mirë i një vendi që ka bërë hap të madh përpara. Për këtë shpresoj se BE-ja do ta njohë këtë progres dhe do ta vlerësojë me datë për bisedime për anëtarësim, tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Shimon Shinkovski vel Sel, në takimin e sotëm me gazetarët.

Ai është optimist, ndërsa vendi i tij, siç thotë, është mbështetës i madh i politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian. Por, shtoi, ky nuk është vetëm vendim i tij dhe për këtë do të duhet të pritet që BE-ja ta miratojë në qershor.  Shrpesoj se BE-ja do të njohë progresin në Maqedoninë e Veriut .  “Me të vërtetë jam i impresionuar se si vendi shënon progres në reformat në vitet e kaluara. Ne kemi probleme të mëdha në Ballkanin Perëndimor, por kur kërkojmë vend shembull për sukses, vend që ka arritur të bëjë reforma dhe hap të madh përpara në procesin eurointegrues ajo është Maqedonia e Veriut. Dhe nuk është në pyetje vetëm Marrëveshja e Prespës, por edhe reformat e brendshme, të cilat tregojnë se ka mundësi që rajoni ballkanik të afrohet drejt BE-së”, potencoi ai.

Please publish modules in offcanvas position.