Hahn: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet shpërblyer

Hahn: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet shpërblyer

Komisioni Evropian (KE) do të rekomandojë hapjen e negociatave për inkuadrim për anëtarësim të plotë me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, konfirmoi Komisari për Zgjerim të BE-së, Johanes Han. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL) Han konfirmoi se rekomandimi do të publikohet më 29 maj, kur Komisioni Evropian do ta publikojë raportin vjetor për progresin e vendeve të cilat janë në procesin e zgjerimit.
“Për dy javë do ta paraqesim raportin tonë vjetor ku definitivisht do të rekomandojmë hapjen e bisedimeve për të dyja vendet (Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria)”, deklaroi Han. Siç kumtoi komisari evropian, nga vendet anëtare të BE-së varet se a do të pajtohen me rekomandimin e Komisionit Evropian. “Të dyja vendet i përmbushën kushtet dhe tani e kanë radhën vendet anëtare që të dalin me vlerësime politike”, theksoi Han. Shkupi zyrtar bëri punë të jashtëzakonshme në përmbushjen e të gjitha kushteve për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në. Duhet ta pranojmë progresin e madhe të cilin e arriti Maqedonia e Veriut në tejkalimin e konflikteve bilaterale, që ishte edhe parakusht për anëtarësimin e ardhshëm, thekson Johanes Han.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.