Zaev: Ligji i ri PPS, nuk përjashtohet takimi i liderëve

Kryeministri Zoran Zaev, informoi sot se do të ketë mbledhje në Ministrinë e Drejtësisë që të merr informatat  nga takimet e fundit të grupeve në lidhje me Ligjin e ri për prokurorinë publike me të cilën duhet të zgjidhet statusi i PPS.

Qëllimi jonë potencoi ai është, që në kohë të përfundojë procesi, dhe nëse ka përparim do të mund të mbahet edhe një takim i liderëve me kryetarin e VMRO-DPMN Hristijan Mickoski. Nëse ndodhin hapa të caktuar në pjesën e bisedimeve, ne liderët e dy partive politike do të realizonim një takim liderësh për të përpiluar ligjin. Dëshirojmë të arrijmë konsensus  edhe për këtë ligj. Këtu kemi edhe vendime politike të cilat duhet që ti sjellim, për këtë shkak do të duhet edhe takim liderësh për ligjin për prokurorinë publike, deklaroi sot Zaev në qeverinë   para prezantimit të hulumtimit të OSBE-së për mirëqenien dhe sigurinë e femrave. Në raport me rekomandimet e komisionit shtetëror në luftën kundër korrupsionit për nepotizmin dhe konflikt interesi gjatë punësimeve, Zaev konfirmoi se një pjesë e kritereve  në bazë të të cilave do të bëhen rekonstruimet e paralajmëruara janë edhe pohimet e antikorupsionit. Komisioni antikorrupsion ishte e qartë dhe e zëshme, kjo konstaton se kemi sistem, dhe kjo është vlera më e madhe.

Please publish modules in offcanvas position.