Zaev takohet me Lazim Destanin, flasin për përfitimet e antarësimit në NATO

Kryeministri Zoran Zaev, së bashku me kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe kryetarin e BDI-së dhe partnerin e koalicionit Ali Ahmeti, vizituan  kompaninë “Ekolog” nga Tetova ku u takua me kryetarin e nderit të Bordit Këshillimor të kompanisë, Lazim Destani.

Në takim, sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, u theksua se bëhet fjalë për një kompani udhëheqëse botërore që siguron një zinxhir furnizimi me zgjidhje të përshtatshme, menaxhim të objekteve për qeveritë, ministritë e mbrojtjes, organizatat humanitare botërore dhe punon për klientë nga fusha e energjetikës, minierave dhe infrastrukturës. Kompania operon në 42 vende dhe angazhon më shumë se 12,000 njerëz në 150 vende të ndryshme në botë . Në takim u informua se kompania ka krijuar partneritete me ushtritë e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, EUFOR-it, NATO-s dhe me disa kompani ndërkombëtare si Shell, Fluor, KBR dhe të tjerë.

Please publish modules in offcanvas position.