Sfidat para dhe pas anëtarësimit në NATO

Diskutim me temë “Sfidat e Republikës së Maqedonisë së Veriut para dhe pas anëtarësimit në NATO” do të mbahet sot në Shkup në organizim të Fakultetit për siguri-Shkup dhe Fondacionit “Konrad Adenauer”. “Në diskutim pritet të theksohet se zhvillimi dhe avancimi i sistemit të sigurisë janë kushtëzuar nga shpejtësia e reformave në këtë sferë, të cilat do të mundësojnë zhvillim të sistemit të sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe stabilitet më të madh në vend.

Rendi i tanishëm i sistemit të sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të sendërtohet në drejtim gjithnjë e më shumë dhe më të cekur të japë përgjigje ndaj krizave, kërcënimeve dhe rrezikimeve. Prandaj imponohet nevoja e ndërtimit të politikave adekuate të sigurisë përmes strategjive, doktrinave dhe koncepteve të reja konkludohet në publikimet dhe hulumtimet për sigurinë që do të promovohen”, kumtuan nga Fakulteti për siguri – Shkup. Nga organizuesit është paralajmëruar pjesëmarrja e shefit të Shtetmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkolonelit Vasko Gjurçinovski, drejtori të Agjencisë për zbulim, Zoran Ivanov, drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer, Johanes Rai, dekani i Fakultetit për siguri, prof.dr. Nikolla Dujovski, doc.dr. Marjan Gjurovski, prof.dr. Cane Mojanoski dhe kryetarja e Odës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për sigurim privat, Verica Mileska Srefanovska. Njëherit, sot do të promovohet libri universitar “Hyrje në siguri” dhe monografia hulumtuese “Indeksi i sigurisë 2”. Editues të dy librave janë Fakulteti për siguri-Shkup dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”.

Please publish modules in offcanvas position.