“Lagja e Trimave”, kërkohet hetim ndërkombëtar

Seanca publike në Gjykatën e Apelit pas ankesave të të akuzuarve të rastit “Lagja e Trimave” ka vazhduar vetëm me tre të akuzuar pasi të tjerët vullnetarisht e kanë lëshuar seancën.

Seanca publike ka filluar me tensione pasi një pjesë e të akuzuarve kanë kërkuar të braktisin seancën, pasi siç kanë thënë në gjuhën shqipe “nuk e njohin këtë gjyq dhe se kërkojnë hetim ndërkombëtarë”. Krahas paralajmërimeve të kryetares së Trupit gjykues, gjykatëses Cvetanka Periq të pranishmit të sillet me respekt dhe të mos prishin rendin e gjyqit pasi në të kundërtën do të largohen, “të gjithë të akuzuarit madje u ngritën për të dhënë një minutë heshtje në shenjë respekti ndaj gjithë të rënëve në aksion”

Please publish modules in offcanvas position.