Në UT i zhvillon punimet Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Natyrore, Shëndetësore dhe Teknologjisë

Në Universitetin e Tetovës, në prani të shumë studiuesve shkencorë nga vendi, rajoni dhe bota, i filloi punimet Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Natyrore, Shëndetësore dhe Teknologjisë. Në kuadër të këtij kongresi, do t’i zhvillojnë punimet pesë konferenca shkencore ndërkombëtare të organizuara nga pesë njësi të ndryshme akademike të Universitetit tonë.


Fakultetit i Kulturës Fizike, në kuadër të këtij kongresi organizon konferencën shkencore ndërkombëtare të 6-të me radhë; Fakulteti i Shkencave të Zbatuara do të mbajë konferencën e pestë shkencore ndërkombëtare; Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë realizon konferencën e katërt shkencore ndërkombëtare; Fakulteti Shkencave Matematike – Natyrore zhvillon konferencën e 3-të ndërkombëtare dhe Fakultetit i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit e organizon konferencën e parë shkencore ndërkombëtare.

Në hapjen zyrtare të punimeve të këtij kongresi, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti u shpreh se ky kongres ofron një mundësi të vlefshme për të gjithë ekspertët e fushave përkatëse, që mes vete të diskutojnë dhe të analizojnë përvojat, hulumtimet dhe prurjet e reja shkencore. “Sot, të gjithë së bashku kemi kënaqësinë të jemi pjesë e një suksesi që shënojnë fakultetet, universitetet tona, bashkorganizatorë të Kongresit Ndërkombëtar të Shkencave Natyrore, Shëndetësore dhe Teknologjisë. Në Kongresin e sotëm promovohen numrat e rinj të revistave shkencore të pesë fakulteteve, do të prezantohen 291 punime shkencore të rreth 500 bashkautorëve, studiues të njohur, hulumtues shkencorë nga vendi e rajoni, të cilët ndër vite kanë kontribuar për avancimin shkencor, prurjet e reja dhe tejkalimin e problemeve që paraqesin sfidë për shkencat e mjekësisë, kulturës fizike, shkencave të zbatuara, shkencave natyrore dhe për shkencat e teknologjisë ushqimore dhe të ushqyerit. Vlerësojmë se këto aktivitete paraqesin rëndësi të veçantë për komunitetin akademik sepse mundësojnë shkëmbimin e ideve, përftimin e njohurive të shumta, krijimin e lidhjeve dhe miqësive të studiuesve vendas dhe të huaj. Universiteti i Tetovës ndjehet i nderuar që sot është nikoqir i këtij kongresi shkencor, sikundër ju siguroj se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të punojmë me dinjitet, përkushtim, profesionalizmin e duhur në të gjitha proceset akademike, kulturore dhe njerëzore”, tha Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti.Këtë eveniment shkencor e përshëndeti edhe dekani i Fakultetit të Mjekësisë i Universitetit të Barit nga Italia, Prof. Dr. Lugi Santacroce.
Në hapjen solemne të këtij kongresi u mbajt edhe një ligjëratë profesionale lidhur me metodat hulumtuese në projektet multidisciplinare, me theks të veçantë projektet e bëra për industrinë, aktorët publikë dhe projektet hulumtuese të tjera, nga Prof. Dr. Arianit Kurti, ligjërues në Universitetin Linnaeus të Suedisë.

Please publish modules in offcanvas position.