Zaev dhe Pendarovski në iftar në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore

Muaji më i rëndësishëm dhe më i shenjtë i pjesëtarëve të Bashkësisë Fetare Islame bën thirrje edhe njëherë t’i afirmojmë vlerat e faljes, tolerancës dhe respektimit të të tjerëve, porositi dje kryeministri Zoran Zaev në iftarin e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

“Ramazani është edhe muaj që na mëson të gjithëve se e kemi për detyrë t’ju ndihmojnë të tjerëve, të reagojmë dhe të ndihmojmë që drejtësia të vijë në vend, nëse dikujt i është bërë. Ta japim më të mirën prej vetes që të krijojmë bashkësi në të cilën të gjithë jemi të barabartë. Detyrë e jona është që t’i shërbejmë dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Këto vlera përzihen në të gjitha sistemet e vlerave të traditave të ndryshme fetare në vendin tonë”, theksoi Zaev. Kryeministri, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, para të pranishmëve në darkë ka theksuar se marrëdhënia partnere dhe bashkëpunimi i ndërsjellë me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe me bashkësinë e biznesit nga ky rajon është me rëndësi të madhe për suksesin dhe hapin përpara të politikave ekonomike në interes të qytetarëve dhe gjithsesi kompanive.

Please publish modules in offcanvas position.